Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

AlbLinux's picture

Gnome Desktop 2.0RC1

Gnome Desktop 2.0RC1
GNOME 2.0 Desktop Release Candidate 1: "Fever Pitch"
====================================================

The GNOME 2.0 Desktop Release Candidate 1, "Fever Pitch", is ready for your
bug-busting and testing pleasure!

Lajmërimi i plotë këtu.

AlbLinux's picture

Akoma kernel

Akoma kernel

Megjithëse dega 2.4 këtë periudhë gjendet në qetësi, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për degën 2.5 që edhe sot sheh daljen e dy versioneve të rinj: Dave Jones 2.5.20-dj4 dhe Linus Torvalds 2.5.21

AlbLinux's picture

FreeBSD 4.6

FreeBSD 4.6

Skuadra që merret me zhvillimin e FreeBSD ka njoftuar daljen e versionit 4.6 të këtij sistemi operativ të mrekullueshëm frymëzuar nga implementimi Berkeley i Unix. Të rejat nuk janë të shumta: janë shtuar kernel driver të rinj (Sony Jog Dial device, VIA SMBus power management controllers), disa funksione janë përmirësura dhe janë zgjidhur disa bug.
Për më tepër klikoni këtu .

AlbLinux's picture

Procesorët e fundit Athlon kanë probleme me Linux

Procesorët e fundit Athlon kanë probleme me Linux

Nga titulli mund të duket si një tjetër manovër komerciale e Intel, por nuk është kështu.
AMD, njëra prej ndërmarrjeve dominuese në prodhimin e microprocesorëve për kompjuter, ka bërë të ditur që procesorët e fundit Athlon, si XP ashtu dhe MP, nuk arrijnë të funksionojnë në menyrë korrekte me Linux.
Ekziston në fakt një bug në Kernel Linux që shkakton konflikte në cache, dhe vetë AMD i ka kërkuar ndihmë komunitetit Linux për të gjetur një zgjidhje.
AMD sidoqoftë ka realizuar një patch eksperimental për të zgjidhur përkohësisht problemin.
Mund të klikoni këtu për të lexuar lajmin e plotë të publikuar tek The Inquirer mbi këtë argument.

AlbLinux's picture

Mozilla 1.1 Alpha

Mozilla 1.1 Alpha
Gati për t'u shkarkuar release 1.1Alpha e Mozilla, browser-it kryesor në ambientet Linux.

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS