You are here

Fund'Jete për Skype?

laurenti's picture

Po, të paktën sipas një njoftimi të një përdoruesi dhe verifikimit të kryer nga XDA: në kodin e versionit të fundit të Skype lëshuar për windows përfshihet një mesazh

Duke filluar nga maji, Skype nuk do të jetë më në dispozicion. Vazho thirrjet dhe chat në Teams.

Nëse arrin edhe konfermimi zyrtar (Microsoft akoma nuk është ndier), mbas plot 22 vitesh Skype nuk do të jetë më mes nesh. Alternativa? Mesazhi e thotë në menyrë të qartë.

Personalisht, kam vite që nuk e përdor por, le të ngrejë dorën kush nuk e ka përdorur të paktën njëherë në jetën e tij.

Përditësim: Arrin edhe konferma nga Microsoft, "Moving from Skype to Microsoft Teams".

Forume: 
Lajme & Lajmërime: