Disa kopje të Visual Studio .NET janë të infektuara nga Nimda
Virus-i Nimda ka arritur të infektojë edhe Visual Studio .NET, suite   e fundit e zhvillimit krijuar nga Microsoft. Ky worm i rrezikshëm u gjet   në një file tek Application Center Test (ACT) në gjuhë koreane.   
  Sipas Microsoft, mundësia që ky aksident të sjellë infeksione   në masë është gati zero, në fakt Nimda funksionon duke   shfrytëzuar Internet Explorer 5.5 (përfshirë versionet më   të vjetër), që zëvëndësohet nga Visual Studio   .NET me versionin e ri 6.0 imun ndaj virus-it. [GP]