Brenda javës së kaluar, arritëm t'a çonim spin-in në një pikë shumë interesante. Konfiguruam Polybar, Conky, aplikacionet bazë e disa gjëra të tjera. Tani na ka mbetur veçse theming të aplikacioneve Qt dhe GTK (të cilën mund të na duhet t'a bëjmë manualisht).Na u desh dhe të krijonim një repo në GitHub, për të gjitha dokumentet.
github.com/klejdiLOL/i3-Dotfiles-OM-personal_only
**REPOJA ËSHTË ENDE NË FAZË NDRYSHIMESH KONSTANTE**, kini kujdes nëse vendosni t'i përdorni këto dokumente manualisht para se spin-i të dalë i mbaruar zyrtarisht. Megjithatë, deri më tani, çdo error ose sugjerim i bërë ose i gjetur nga komuniteti është shtuar.