Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Megjithëse dega 2.4 këtë periudhë gjendet në qetësi, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për degën 2.5 që edhe sot sheh daljen e dy versioneve të rinj: Dave Jones 2.5.20-dj4 dhe Linus Torvalds 2.5.21
Skuadra që merret me zhvillimin e FreeBSD ka njoftuar daljen e versionit 4.6 të këtij sistemi operativ të mrekullueshëm frymëzuar nga implementimi Berkeley i Unix. Të rejat nuk janë të shumta: janë shtuar kernel driver të rinj (Sony Jog Dial device, VIA SMBus power management controllers), disa funksione janë përmirësura dhe janë zgjidhur disa bug. Për më tepër klikoni këtu .
Nga titulli mund të duket si një tjetër manovër komerciale e Intel, por nuk është kështu. AMD, njëra prej ndërmarrjeve dominuese në prodhimin e microprocesorëve për kompjuter, ka bërë të ditur që procesorët e fundit Athlon, si XP ashtu dhe MP, nuk arrijnë të funksionojnë në menyrë korrekte me Linux. Ekziston në fakt një bug në Kernel Linux që shkakton konflikte në cache, dhe vetë AMD i ka kërkuar ndihmë komunitetit Linux për të gjetur një zgjidhje. AMD sidoqoftë ka realizuar një patch eksperimental për të zgjidhur përkohësisht problemin. Mund të klikoni këtu për të lexuar lajmin e plotë të publikuar tek The Inquirer mbi këtë argument.
Paradigma e programimit funksional/imperativ është sigurisht një nga më të përshtatshmit në dispozicion për të trajtuar dhe zgjidhur shumë nga problemet tipikë të artit të programimit.Disa gjuhë si puna e OCaml dhe Standard ML afrojnë një instrument të shkëlqyeshëm general purpose për programuesit që duan një gjuhë të thjeshtë, por edhe tepër shprehëse në gjendje të rrisë prodhimin, të zvogëlojë gradën e gabimeve dhe që u jep mundësinë të përqëndrohen gati ekzkluzivisht mbi problemet që duhen zgjidhur...