You are here

blogs

laurenti's picture

VoIP server për AlbLinux

Përshëndetje të gjithëve,

sapo është shtuar një shërbim i ri për të gjithë përdoruesit e AlbLinux: një server VoIP asterisk.

Kushdo që dëshiron mund të kryejë kërkesë për hapjen e një profili VoIP: mjafton një softphone (si p.sh. zoiper) ose një telefon VoIP për të komunikuar lirisht me të gjithë të regjistruarit e tjerë, kudo në botë.

laurenti's picture

Përkthimet në shqip për DRUPAL

lets get this moved over to http://localize.drupal.org/ është mesa duket problemi më i madh që po pengon lëshimin e versionit të ri 7 të Drupal... ose të paktën kështu mendon Mike.


...,lets not keep this in the hands of one person.

Në duart e një personi???? E që kur ka qenë në duart e një personi? Një produkt OpenSource, në duart e një personi?

Internet: 
laurenti's picture

Mirëserdhe Aleksander!

Mirëmëngjesi të gjithëve.
Unë quhem Aleksander e për herë të parë hapa sytë sot, në orën 1.20 të mëngjesit dhe .... peshoj gati 3kg.

Mbas Georgia e Ilda, jam djali i parë në familje, për kënaqësinë e papërshkrueshme të babait dhe nënës sime.

Nuk po vazhdoj më tej, po më hapet goja e më duket se duhet patjetër të vazhdoj të fle edhe disa orë.

laurenti's picture

Serveri Pootle migrohet në versionin 2.0.1

Sot arrita të gjej pak kohë për të kryer migrimin e serverit të përkthimeve Pootle në versionin e fundit në dispozicion.

Tani sistemi "jeton" në një kontenitor të përkushtuar virtual në njërin prej server-ëve të mi VZ, që duhet të plotësojë pa problem numrin e seancave të mundshme të punës.

Përdoruesit e regjistruar janë migruar rregullisht dhe mund të vazhdojnë të përdorin fjalëkalimet ekzistues (sistemi i rekuperimit të fjalëkalimeve është gjithashtu në funksion).

laurenti's picture

Kush është më i shpejtë?

Në të vërtetë, personalisht, nuk më ka interesuar në menyrë të veçantë koha/sekondat e nisjes së një sistemi operativ (edhe pse komjuterët e mi fiken tepër rrallë :-) ).
Nga ana tjetër, nuk mund të ngjallë veç një ndjenjë kënaqësie video në vijim.
Prova është kryer në katër sisteme operativë me 64bit dhe vë në krahasim kohën e nisjes së sistemit dhe hapjen e një shfletuesi web.
Rezultati i provës:

Sisteme Operativë: 

Faqet

Subscribe to RSS - ditarë