You are here

blogs

laurenti's picture

Instalimi i Drupal CMS në shqip.

Seksioni i udhëzuesve tek AlbLinux është pasuruar me një udhëzes të ri praktik mbi instalimin bazë të CMS Drupal.Udhëzuesi është shkruar për sistemet operativë GNU/Linux por, konceptet vlejnë edhe për sisteme të tjerë operativë.Një version i përshtatshëm për printim, në këtë adresë.Figurat e marra gjatë instalimit, mund të shihen tek Galeria e AlbLinux.

laurenti's picture

GNOME 2.14 në Debian SID

Duke filluar nga dita e djeshme, pjesa më e madhe e paketave të GNOME 2.14 gjendet në Debian Sid.

Ja file i sources.listapt që jam duke përdorur:

/etc/apt/sources.list

deb file:/opt/cache/apt-build/repository/ apt-build main

####################################################################
# Experimental
####################################################################
deb http://ftp.it.debian.org/debian/ experimental main contrib
deb-src http://ftp.it.debian.org/debian/ experimental main contrib

deb http://debian.fastweb.it/debian/ experimental main non-free

laurenti's picture

Për Tommy....

Ora 3 e mëngjezit...dhe jam akoma zgjuar...

Vajzat e mija flejnë, të qeta.Vazhdoj të rri zgjuar... mundohem të gjej një arsyetim...një justifikim të vetëm. Jo, nuk ka asnjë justifikim për kë vret një foshnjë 18 muajshe.
Nuk arrij akoma të kuptoj mirë çfarë ka ndodhur...peng?...lekë?...një foshnje për disa mijra euro????
Nevoitet apo jo dënimi me vdekje...ndonjëherë?
Në çfarë bote jetojmë?Kush janë njerzit që na rrethojnë?
Ka gjithmonë kuptim ndihma ndaj të tjerëve?

Nuk e di si ndihen prindërit e Tommaso...por di si ndihem unë: pa fjalë dhe pa përgjigje.

laurenti's picture

Dapper LiveCD + suporti për shqipen

Deri sa të përgatitet GNOME 2.14 LiveCD në shqip, krijova një CD-live mbështetur në Dapper (versioni experimental i Ubuntu Live) që përmban versionin e ri të GNOME.
Shtova suportin për gjuhën shqipe, kështu që kush dëshiron mund ta provojë menjëherë.
Për shkak të problemeve me bandën, po vë në dispozicion file torrent, që mund të merret nga:
http://alblinux.homelinux.org:6969/

Kush dëshiron të shohë disa pamje nga "Dapper", mund të vizitojë albumin tek:
http://galeria.homelinux.org/v/Ubuntu-Linux/.

laurenti's picture

JHbuild dhe GNOME 2.14

Probleme gjatë kompilimit me jhbuild të GNOME 2.14
Bulid bllokohet tek moduli pycairo... më së fundi arrita të gjej zgjidhjen.
Në të vërtetë fajin e ka jhbuild që vazhdon të shkarkojë cairo nga cvs
Versioni në cvs i "cairo" nuk mirëmbahet më: autori është duke përdorur git
Ok...me vrap të instaloj git...

apt-get install git-core cogito

Përdorimi i cogito është i thjeshtë:

cg-clone git://git.cairographics.org/git/cairo

...dhe cairo në versionin e duhur fillon të shkarkohet.më pas konfigurimi dhe instalimi kryhet pa problem.

Faqet

Subscribe to RSS - ditarë