You are here

VoIP server për AlbLinux

laurenti's picture

Përshëndetje të gjithëve,

sapo është shtuar një shërbim i ri për të gjithë përdoruesit e AlbLinux: një server VoIP asterisk.

Kushdo që dëshiron mund të kryejë kërkesë për hapjen e një profili VoIP: mjafton një softphone (si p.sh. zoiper) ose një telefon VoIP për të komunikuar lirisht me të gjithë të regjistruarit e tjerë, kudo në botë.

Përsa i takon thirrjeve "reale" drejt telefonëve fiks apo mobile të ndryshëm janë duke u kërkuar partners në shtete të ndryshëm për të mundësuar telefonatat me kosto lokale sipas shtetit përkatës (aktualisht kjo gjë është e mundur për Shqipërinë dhe Italinë).

Për më tepër, faqja e kontaktit.

Komente

Anonim's picture

Urime, lajm shumë i mirë ,si client mund të përdoret edhe Ekiga;

http://wiki.ekiga.org/index.php/Ekiga_as_an_Asterisk_client