Vendimi i dhomës së parlamentit francez për të kaluar në Open Source, më shtyu t'i hedh një sy raportit të administratës publike në Shqipëri me GNU/Linux.
Në pritje të informacioneve direkte nga Shqipëria, po filloj me situatën më lehtësisht të kontrollueshme: server-ët e përdorur për faqet e ministrive të ndryshme shqiptare (një ligj i disa viteve më parë ka detyruar që çdo ministri dhe ministër shqiptar të publikojë në web sitin përkatës).
Pa shkelur asnjë ligj, ja si do të veproj për këtë fazë:
- Kërkim në Google për të gjithë domain që përfundojnë me .gov.al