lets get this moved over to http://localize.drupal.org/ është mesa duket problemi më i madh që po pengon lëshimin e versionit të ri 7 të Drupal... ose të paktën kështu mendon Mike.
...,lets not keep this in the hands of one person.
Në duart e një personi???? E që kur ka qenë në duart e një personi? Një produkt OpenSource, në duart e një personi?
Përpara se Mike e shokët e tij të sillen në këtë menyrë, duhet të pyesin: përse ekzistojnë përkthimet "Jo ose gjysëm zyrtare" e një personi të vetëm në repository zyrtare të Drupal?
Ndoshta thjesht për arsyen që prej vitesh e vitesh ky person i vetëm është munduar të afrojë kontributin e tij vullnetar, me mjete dhe financim personal, në përkthimin dhe mirëmbajtjen e përkthimeve të Drupal. Duke filluar nga rreshti/vargu i parë i përkthyer u është bërë e njohur të gjithëve nisja e projektit për përkthimin e Drupal, është kërkuar ndihma dhe bashkëpunimi i të gjithëve. Përgjigja??? Zero, asnjë person i gjallë!
E kështu u krijuar përkthimi i plotë në 100% i versionit 4 të Drupal: kërkova përsëri ndihmë thjesht për të testuar përkthimet (duke konsideruar numrin me të vërtetë të madh të përkthimeve), e përsëri asnjë përgjigje!
Vetëm mbas përfundimit të përkthimeve për atëhere versioni 4 i Drupal, bëra kërkesën për hapjen e një profili CVS zyrtar në DRUPAL.org.
E njëjta histori përsëritet për versionin 5 e pastaj 6 të Drupal: Drupal ndërkohë është kthyer në një nga sistemet më të njohur CSM e dikush zbuloi që ekzistonte edhe versioni në shqip i tij. Njëkohësisht volumi i teksteve të përkthyeshëm në core, modulë zyrtarë dhe modulëve të kontribuar rritej në menyrë marramendëse. Thjesht puna e mirëmbajtjes së përkthimeve arrin të rrëmbejë kohë, kohë dhe akoma kohë, kujt kohën e ka të llogaritur me sekonda.
Atëhere (localize e drupal nuk ekzistonte akoma), u krijua një server svn, me të gjithë përkthimet, i hapur për këdo që thjesht bënte kërkesë për pjesmarrje në përkthime: jo, akoma jo, mesa duket akoma nuk kishin lindur këta përkthyes shqiptarë! Ok, ndoshta svn eshtë tepër i komplikuar, "co" "ci", e kush i merr vesh? -- ta bëjmë punën akoma më të thjeshtë: server pootle në dispozicion për të përkthyer online, kushdo mund të përkthente (dhe unë me vullnet të mirë thjesht do ti ngarkoja në SVN e drupal.org, nën emrin e përkthyesit). Jo, edhe kështu jo! Ok, m.q.s. ndoshta doni të merrni pjesë "në stilin drupal" të përkthimeve, akoma hapësirë dhe rezerva në server për të krijuar një server të tipit "localize" (identik me version zyrtar të drupal), në menyrë që të shmangeshin gabimet e mundshme gjatë përkthimeve direkte në drupal.org. Jo.
As kështu nuk shkon: përse duhet që dikush të na kontrollojë përkthimet???
Ne jemi të aftë të përkthejmë pa gabime, në gjuhën e pastër letrare shqipe, pa asnjë ndikim të dialekteve në të cilët flasim çdo ditë. Bile, nëse nuk jemi shqiptarë, e nuk e njohim shqipen, (e përse duhet të njohësh shqipen për të përkthyer në shqip), jemi gati të ngremë zërin nëpër forumet e drupal.org për të lejuar këdo (me apo pa përvojë) të përkthejë direkt në serverin zyrtar të përkthimeve drupal. Mike, arrin të më ndjekësh (pa google translate), e nëse po je gati të mirëmbash përkthimet?
Unë jam gati të vë në dispozicion të gjithë punën time (edhe pse pjesa më e madhe gjëndet në server-ët zyrtarë të drupal), të lirë ta ndiqni dhe përmirësoni sa më shumë.
U zgjata shumë? E pastaj? Sapo bllokova të gjitha hyrjet në server-ët e mi pootle e drupal-sq: Përkthimet e DRUPAL duhet të vazhdohen në serverin zyrtar të drupal!
Njëkohësisht do të fillojë puna për krijimin e një profili instalues direkt në shqip për Drupal, me përkthimet që do të vazhdoj të "kuroj" për alblinux.net.
Komente
Po nje perkthim te plote te core 7 ka?
Pershendetje Laurent.
Une jam nje webmaster qe po perdor vetem Drupal per te gjithe projektet e mia. Nuk me eshte nevojitur ende, por e di qe klientet do me kerkojne nje version shqip te drupalit. Perderisa perdor 7-ten desha te te pyes: a ka ndonje version te plote te perkthimit te 7 pervec atij qe eshte ne serverat e drupalit?
Good job btw
Elvin Xhimitiku
Përshëndetje Elvin,
Jo, akoma nuk ekziston një përkthim i plotë në shqip për Drupal 7.x.
Thjesht duhet të ndjekësh gjëndjen tek http://localize.drupal.org/translate/languages/sq ose, nëse me të vërtetë të nevoitet, ndihmo në përkthime.
Ke mese te drejte
Ke plotesisht te drejte Laurent. E kam pasur ne mendje kete gje per nje fare kohe dhe dua qe te jap nje kontribut per Drupalin, pasi prej tij kam perfituar shume.
Per momentin jam sh i zene me disa projekte dhe ende spo kam kohe te lire me ju fut perkthimit por kete gje do e bej.