AlbLinux sapo ka kryer me sukses përditësimin e sistemit CMS të përdorur.
Për shkak të strukturës së vjetër në përdorim, proçesi i kalimit në versionin e ri mori më tepër kohë nga sa ishte planifikuar.
Çfarë mungon akoma:
Mbas vendimit për të përdorur CMS opensource Drupal si plataformë Web të Shtëpisë së Bardhë, Obama personalisht ka lejuar lëshimin dhe publikimin e pjesës më të madhe të kodit burues të përdorur në të.
Kodi është në dispozicion për të gjithë ata që dëshirojnë ta shfletojnë, përdorin apo ndryshojnë. Është me të vërtetë një kënaqësi të dimë që puna jonë të mund të përdoret nga zhvilluesit e ndryshëm në botë në brendësi të plataformave të tyre..., lexohet në një prej komunikimeve për shtyp të Presidencës së Shteteve të Bashkuar.
AlbLinux.net sapo ka kryer përditësimin në versionin 6.14 të DRUPAL.
Përditësimi nuk ka krijuar ndonjë problem (gjatë fazës së përditësimit), nëse ndeshen probleme gjatë përdorimit, jeni të lutur të njoftoni.
Njëkohësisht janë fshirë nga databaza të gjithë përdoruesit që janë regjistruar dhe nuk janë futur asnjëherë në sit.
- Janë bllokuar adresat IP të përdoruesve që janë sjellë apo sillen në menyrë keqdashëse në sit!
- Janë bllokuar adresat e-mail të kujt krijonte spam në sitin tonë.
- Janë bllokuar IP/domain nga vijnë kërkesa për regjistrime automatike të pakontrolluara.
Kaloi një kohë e gjatë pa shkruar këtu. Mungesë kohe, puna... e pastaj disa ditë pushime.
Mungesë kohe??? Një sit web nuk pranon këtë term: o ke o nuk ke kohë për ta mirëmbajtur!
Para pak ditësh më arrin një email klasifikuar si "Urgjent" nga administratori i serverit ku "banon" AlbLinux.net: Aktivitet i jashtzakonshëm në sit; Përpjekje për marrjen e kontrollit të krejt serverit web.