You are here

ATI drivers me Xorg 7.0

laurenti's picture

Shumë nga përdoruesit e Debian/Sid, do të kenë vënë re, pas një upgrade të sistemit, kalimin në xorg 7.0.14.
Do t'a kenë vënë re me siguri ata që përdorin skedat video ATI: driver-ët (pronësorë ose jo) për këto skeda nuk funksionojnë më me këtë version (kërkojnë xorg deri në versionin 6.9).
Si i bëhet?
Ja dhe zgjidhja e përkohshme (deri sa të lëshohen drivers e ri për këtë version):
Duke parë që Ubuntu Dapper përdor prej kohe xorg 7.0, përse të mos provojmë drivers e tyre :-)

Ok, fillojmë:
Për ata që nuk kanë të instaluar instrumentët e nevojshëm, instalojmë çfarë na duhet:

su
Password:
apt-get install module-assistant build-essential
apt-get install fakeroot dh-make debconf libstdc++5 gcc-3.3-base
Nëse kemi pako të vjetra, ekzistuese fglrx, i fshijmë:
rm /usr/src/fglrx-kernel*.deb
rm -fr /usr/src/modules/fglrx
Tani jemi gati.

Krijojmë kartelën ku do të shkarkojmë drivers zyrtarë të ATI:

cd /usr/src
mkdir ATI
cd ATI
wget https://a248.e.akamai.net/f/674/9206/0/www2.ati.com/drivers/linux/ati-driver-installer-8.24.8-x86.run
chmod +x ati-driver-installer-8.24.8-x86.run
Krijojmë pakot .deb, por në vend të Debian/Sid, përdorim Ubuntu/Dapper:

./ati-driver-installer-8.24.8-x86.run --buildpkg Ubuntu/dapper

Dy minuta dhe gjithçka është gati për instalim

Instalojmë pakot që na nevoiten:

dpkg -i xorg-driver-fglrx_8.24.8-1_i386.deb
dpkg -i fglrx-kernel-source_8.24.8-1_i386.deb
dpkg -i fglrx-control_8.24.8-1_i386.deb
Kompilojmë modulin për kernel në funksion:
module-assistant prepare,update
module-assistant build,install fglrx
Një tjetër minutë akoma, dhe moduli konfigurohet dhe shtohet automatikisht në kernel.

Shënim: Për çdo upgrade të kernel, do t'ju duhet të rikompiloni modulin fglrx.
Përditësojmë konfigurimin e xorg:
aticonfig --initialaticonfig --overlay-type=Xv

Rinisim kompjuterin:

shutdown -r now

Gjithçka në rregull mbas nisjes?

Kontrollojmë:

fglrxinfo
display: :0.0  screen: 0
OpenGL vendor string: ATI Technologies Inc.
OpenGL renderer string: RADEON 9800 SE Generic
OpenGL version string: 2.0.5755 (8.24.8)
Ose nga Paneli i kontrollit ATI:
Probleme, serveri X nuk arrin të niset?
Kthehemi mbrapsht tek Xorg:
dpkg-reconfigure xserver-xorg

ose rivendosni file e vjetër të konfigurimit /etc/X11/xorg.conf (është ruajtur me një emër të ngjashëm me xorg.conf.original-1):
cd  /etc/X11
mv xorg.conf  xorg.conf.ATI
mv xorg.conf.original-1 xorg.conf
Rinisni serverin X (ose PC).
Shënim: Qëllimisht, të gjitha komandat e mësipërme, i kam dhënë me të drejtat e root.

Lidhje:

Komente

Anonim's picture

I would like to know, If it's possible to make 3D acceleration Work under Xorg 7.0 if you have a customized kernel. Mine is a 2.6.16 with beyond 4 patchset (former ArchCK).Thanks guys!