You are here

Të përdorim APT për të krijuar një CD plot me software

laurenti's picture

Sikurse të gjithë e dimë, një nga kërkesat e sistemit Debian GNU/Linux apo Ubuntu është përditësimi periodik, duke filluar nga 1 herë në ditë (për sistemet testing/unstable) deri të paktën 1 herë në muaj (për sistemet stable).
Sa më sipër është një komoditet për të gjithë ne (programe të sigurt dhe gjithmonë të përditësuar) që zakonisht përdorim të paktën një linjë xADSL por, po në Shqipëri?

Është një nga pyetjet që më bëri një shok nga Shqipëria: ok, filluam t'u këshillojmë dhe instalojmë klientëve Debian/Ubuntu në kompjuterët e tyre por, si i bëhet me update/upgrade të programeve të instaluar? Jo të gjithë këtu kanë lidhje të shpejtë internet....

Kjo "jo të gjithë kanë lidhje të shpejtë internet" na propozon zgjidhjen e mundëshme. Jo të gjithë do të thotë që disa kanë lidhje të shpejtë :-)

Pra ja zgjidhja:
Po supozoj që në shtëpi ekziston një lidhje e zakonshme, e ngadaltë dhe e shtrenjtë, dial-up. Gjithashtu po supozoj që në zyra ku punoni, apo një shoku juaj, apo dhe thjesht kush instaloi sistemin Debian ka lidhje të shpejtë internet (të paktën ADSL).

Çfarë nevoitet është një CD bosh, mundësisht i rishkruajtshëm, në menyrë që të përdoret disa herë.

Në kompjuterin me lidhje të dobët, hapet një konsolë dhe si root dhe, për të patur të paktën të përditësuar databazën e programeve, jepet komanda:

apt-get update

Tani japim një komandë tjetër:

apt-get -qq --print-uris dist-upgrade | cut -d\' -f 2 > lista_dist-upgrade

Në këtë menyrë krijuam një listë me emrat dhe pozicionin nga ku mund të shkarkohen të programeve të përditësuar për makinën tonë.

Me CD bosh në dorë shkojmë tek miku ynë (që sigurisht, ka një PC me debian dhe një lidhje të shpejtë internet).
Krijojmë një kartelë bosh me emrin archives:

cd
mkdir archives
cd archives
wget -i < lista_dist-upgrade

ku lista_dist-upgrade është file me listën e krijuar tek kompjuteri me lidhje të dobët internet.

Të gjitha pakot do të shkarkohen dhe mjafton të hedhim në CD kartelën archives.
Rikthehemi në shtëpi me CD plot me software të përditësuar, dhe kopjojmë gjithçka (files .deb) tek /var/cache/apt/archives.
Tani mjafton të jepet komanda

apt-get dist-upgrade

dhe kompjuteri ynë do të jetë përsëri i përditësuar me software të freskët.

Përsërisni sa më sipër të paktën 1 herë në javë (apo më shpesh, në varësi të miqësisë me shokun tuaj) dhe lidhja e dobët internet nuk do të jetë më problem.

Komente

Anonim's picture

apt-get update
apt-get dist-upgrade

hmmmm, n.q.s. në ndërkohë ka pako të reja në repository atëherë "apt-get dist-upgrade" nuk do t'i marrë parasysh pakot e kopjuara në /var/cache/apt/archives, pasi ato janë tashti të "vjetra". Më mirë do të ishte vetëm "apt-get dist-upgrade" të ekzekutohet.

laurenti's picture

Tepër e drejtë... Në fakt, komanda duhet të jetë e njëjtë me komandën që jepet gjatë krijimit të listës së pakove. (mund të jetë install, upgrade apo dist-upgrade.

Korrigjuar në shkrim.