Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

laurenti's picture

Monti: "Europa, një fuqi e vërtetë e fortë"

MILANO

laurenti's picture

Lëshohet Ubuntu Gutsy Gibbon 7.10

Canonical Ltd. sapo ka njoftuar vënien e menjëhershme në dispozicion të versionit 7.10 të Ubuntu Server, Desktop, Kubuntu dhe Edubuntu Editions.

[img_assist|nid=1238|title=|desc=|link=none|align=center|width=311|height=239]

  • Ubuntu 7.10 Desktop Edition afron një interfaqe të përmirësuar përdorimi, suport të përmirësuar hardware, mekanizma më efikasë monitorimi integruar me kërkimet desktop.
    Informacione më të hollësishme: http://www.ubuntu.com/news/ubuntu-desktop710
laurenti's picture

Edhe Rusia kalon në Linux

Edhe Rusia po përgatit një revolucion të vërtetë në lidhje me sistemet informatikë: në fakt, mbas kalimit të periudhës eksperimentale së testimit në tre rrethet pilot të zgjedhur, nga viti 2009 Linux do të instalohet në të gjitha shkollat ruse. Sistemi që do të instalohet është mbiquajtur "Russian OS".

Kuba, Franca, Kina, e shumë shtete të tjerë kalojnë në Linux... po Shqipëria???

Burime: cnews.ru

laurenti's picture

Lekët mbrapsht për Windows? Në Francë është e detyrueshme.

Do të hapë prespektiva të reja vendimi i marrë këto ditë nga Gjykata e Puteaux, në Francë, vendim me të cilin triumfon e drejta e një përdoruesi, Antoine G., për të blerë një notebook dhe për të marrë mbrapsht të hollat për kopjen e Windows dhe programeve të tjerë të padëshiruar/kërkuar, por të paguar, që gjen në kompjuterin e sapoblerë.

[img_assist|nid=1235|title=|desc=|link=none|align=center|width=200|height=200]
Përdoruesi, sipas Le Monde, kishte hedhur në gjyq Acer, që sipas tij, duhej t'i kthente një pjesë të shumës së paguar pasi sistemi operativ Windows dhe një sëri prodhimesh të tjerë, si PowerDVD apo Norton Antivirus, nuk mund të përfshiheshin në menyrë të detyruar si pjesë e blerjes.

laurenti's picture

GNOME 2.20 midis nesh.

GNOME 2.20 është versioni i fundit i GNOME Desktop: një mjedis pune i përhapur dhe shumë-plataformësh.
Qëllimi i GNOME është të jetë i lehtë në përdorim, stabël dhe të ketë një suport të klasës së parë për açesibilitetin dhe internacionalizimin.
Bazuar në software të lirë dhe Open Source, GNOME afron të gjithë instrumentët e zakonshëm që një përdorues kompjuteri pret nga një mjedis modern pune, sikurse edhe një plataformë fleksibile dhe të fuqishme për zhvilluesit e programeve.

[img_assist|nid=1233|title=|desc=|link=node|align=center|width=300|height=201]

laurenti's picture

GNOME 2.20

Pas dy ditësh do të lëshohet GNOME 2.20 :-)
Për fat të keq do të jem jashtë për punë ditën e lëshimit, prandaj ftoj ndonjë prej anëtarëve të AlbLinux të shkruajë artikullin me njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, janë përgatitur "Shënimet e lëshimit" të GNOME 2.20 në shqip. Nëse keni kohë, hidhini një sy të shpejtë për të gjetur ndonjë gabim shkrimi/përkthimi në versionin në shqip.

Adresa nga ku mund të lexohet versioni HTML i shënimeve është: http://www.gnome.org/start/2.20/notes/sq/
ndërsa për të shikuar direkt përkthimin, duhet të klikoni tek: http://svn.gnome.org/viewcvs/gnomeweb-wml/trunk/www.gnome.org/start/2.20... (17/09/2007).

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS