You are here

Apollo 11 in Real Time

laurenti's picture

Nuk e di sa nga ju kanë përjetuar direkt një nga misionet më emocionues të njerëzimit, zbritjen në Hënë: unë jo sigurisht.
Por sot dhe ditët që ndjekin kjo mundësi na jepet përsëri: i gjithë misioni i Apollo 11, me audio-n komplete, të gjitha fotot, telemetrinë, videot dhe detajet e plota, sekondë pas sekonde është vënë në dispozicion nga apolloinrealtime.org (mund të ndiqet në kohë reale të sinkronizuar duke klikuar tek pulsanti "Now" ose nga minus një minutë nga lëshimi duke klikuar pulsantin "T-minus 1m").
Kjo vepër është kryer nga Ben Feist me ndihmën e shumë ekspertëve dhe përmban rreth 11000 orë regjistrime audio me komunikimet e brendshme të qendrave të lëshimit dhe kontrollit të misionit.

Edhe juve nuk ju pritet më? Atëhere klikoni dhe shkoni tek apolloinrealtime.org (Në këtë orë më mirë filloni nga pulsanti "T-minus 1m")

Forume: