You are here

Patjetër GNOME 3?

laurenti's picture

Desktop që përdor zakonisht për punët e përditshme prej kohësh gjëndej i "fiksuar" në versionin stabël squeeze të debian: tepër i zënë këto kohët e fundit me punë për tu marrë me rregullimet apo përditësimet e shumta që versionet testing apo sid kërkojnë në menyrë të vazhdueshme. Dje një nga HD e PC filloi të japë shenjat e para të fund'jetës: urgjent zëvendësimi i tij me një hard disk të ri, sinkronizimi të dhënave nga serveri i backup dhe... jo, nuk më shkonte më të punoja :-) Ok, jemi që jemi, kalojmë në Wheezy (testing). Ndryshoj sources.list të apt e pastaj apt-get update&&apt-get upgrade&& apt-get dist-upgrade. Një seri e madhe paketash për tu shkarkuar e instaluar, sidoqoftë, koha në dispozicion nuk mungonte :-)
Për të mos u zgjatur shumë, nuk ndesha ndonjë problem të serioz gjatë ndryshimit të versionit, rinis kompjuterin dhe ... opsss... përpara syve GNOME 3. Nuk kam asgjë kundër GNOME3, bile e përdor me kënaqësi të plotë në laptop, thjesht kisha aq shumë personalizime në Desktopin tim GNOME2 sa për disa minuta (e vetëm për disa minuta) mendova të rikthehem mbrapsht në squeeze.
Disa minuta, vetëm disa minuta pasi kam dëgjuar të flasin tepër mirë për MATE, aq mirë sa nuk durova më dhe vendosa ta provoj:
Shtova tek sources e apt:
deb http://packages.mate-desktop.org/repo/debian/ wheezy main
pra:

sudo apt-get update
sudo apt-get install mate-archive-keyring
sudo apt-get install mate-core mate-desktop-environment

U shkëputa dhe rihyra në seancën e punës, kësaj here duke zgjedhur MATE tek opsionet e GDM.
Nuk është GNOME2, por pak i mungon.
Ok, tani që interfaqja ime e zakonshme e punës mori përsëri "faqen e ngjyrën" me të cilën jam mësuar, duhet të filloj të riprogramoj kohën e lirë: GNOME3 gati NUK ËSHTË MË NË SHQIP!!!!, përkthime të prapambetura, programe të rinj e librari të papërkthyer... nuk ka më përkthyes?

Sisteme Operativë: 
Open Source: