Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

AlbLinux's picture

Lëshohet FreeBSD 4.6 RC1

Lëshohet FreeBSD 4.6 RC1

Zhvilluesit e FreeBSD njoftuan që release 4.6 e këtij sistemi operativ ka hyrë në fazën e "Release Candidate". Tek FreeBSD 4.6 RC1 gjejmë të reja të shumta, në menyrë të veçantë update e client DHCP dhe upgrade e XFree86 në versionin 4.2.0.
Për hollësi të tjera klikoni këtu; për të shkarkuar FreeBSD 4.6 RC1 klikoni këtu.

AlbLinux's picture

IE për linux?

IE për linux?
Ja një lajm interesant i botuar nga userlocal.com: David Cantrell (një ish-nëpunës i Slackware) ka zbuluar në script-in e instalimit/konfigurimit të IE për unix një tag që mundëson njohjen dhe instalimin e IE në një sistem linux. Ja një pjesë e kodit të përmbajtur:
'all_perl="sparc_sunos5 hp700_ux11 i86_linux rs6000_aix4"' ........

AlbLinux's picture

Kernel 2.5.16

Linus Torvalds lëshoi Kernel-in e ri Linux. Të rejat dhe bug-fix këtu .

AlbLinux's picture

PhpMyAdmin

PhpMyAdmin

Duke filluar që nga versioni 2.2.7 (që pritet të lëshohet këto ditë), ky tool i mrekullueshëm për administrimin grafik të database MySQL, ( falë kontributit tim modest ) do të suportojë dhe gjuhën tonë shqipe. Provojeni dhe lajmëroni për gabimet e mundëshme në përkthim. Siti zyrtar i phpMyAdmin arrihet këtu, dhe për të padurueshmit, mund të shkarkohen file cvs nga këtu.

AlbLinux's picture

Bertelsmann blen Napster!

Bertelsmann blen Napster!
Grupi gjerman Bertelsmann ka blerë Napster. Njoftimi zyrtar arriti sot nga të dy shoqëritë.

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS