Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
[img_assist|nid=1275|title=|desc=|link=none|align=left|width=82|height=100] Është bërë i njohur emri i versionit të ardhshëm të Debian. Versioni i ardhshëm stabël mbas lëshimit të Lenny do të jetë... e pra po, personazhet e Toy Story do të na shoqërojnë akoma e akoma: Mbas Lenny arrin Squeeze (alieni me tre sy). Nuk e keni parasysh kush është?? Ja këtu, dhe me tre sy.!
[img_assist|nid=1293|title=|desc=|link=none|align=left|width=75|height=100]Duke filluar nga dita e sotme vihet në punë serveri i ri eksperimental i përkthimeve në linjë. Pjesa "eksperimentale" ka të bëjë vetëm me makinën ku është instaluar shërbimi: duhet kryer akoma "tarimi" në ngarkesë të plotë pune për të përcaktuar në menyrë të saktë kërkesat e nevojshme hardware dhe banda në regjim pune.
[img_assist|nid=1279|title=|desc=|link=none|align=left|width=82|height=100] Project maintainer i Debian, Luk Claes, ka njoftuar fillimin e fazës së testimit të Lenny, lëshimi i të cilit është parashikuar për në shtator.
Pra Debian ka hyrë në fazën "freeze", që do të thotë që zhvilluesit tashmë kanë vetëm pak ditë kohë për të paketuar aplikativët e tyre, aplikativë që do të vihen në dispozicion për versionet e ardhshëm të Debian dhe Ubuntu.
[img_assist|nid=1288|title=|desc=|link=popup|align=left|width=100|height=97] Dje (17/06) është lëshuar versioni 3 i shfletuesit më të mirë web për Linux, Windows e Mac.
Shkarkimi në gjuhën e dëshiruar mund të kryhet nga siti zyrtar ose direkt në versionin në gjuhën shqipe në adresat në vijim: