Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

laurenti's picture

Kujdes, përdoruesit e Debian! Rigjeneroni kyçin tuaj .ssh/id_rsa !!!

Sapo është zbuluar një problem i rëndë sigurie lidhur me kyçet identifikues/shënues krijuar me openssl (duke filluar nga versioni 0.9.8c-1, 17-09-2006).

Problemi është specifik për Debian (apo të derivuar) dhe nuk prek shpërndarjet e tjera Linux. Preken nga ky problem kyçet SSH, kyçet OpenVPN, kyçet DNSSEC, kyçet e krijuar për përdorim në çertifikatat X.509 dhe kyçet e seancave të përdorur për lidhjet SSL/TLS. Nuk preken kyçet e krijuar me GnuPG ose GNUTLS.

Përditësimi i zakonshëm i sistemit do të instalojë pakot e korrigjuara të OpenSSL (0.9.8c-4etch3 për versionin stabël etch dhe duke filluar nga versioni 0.9.8g-9 për lenny e sid).

laurenti's picture

Lëshohet zyrtarisht OpenSolaris

[img_assist|nid=1291|title=|desc=|link=none|align=left|width=100|height=28]Komuniteti i OpenSolaris sapo ka lëshuar versionin e parë zyrtar të sistemit operativ të quajtur OpenSolaris, deri tani në dispozicion vetëm në versione alpha për zhvilluesit dhe kuriozët. Lëshimi korrespondon me kongresin e CommunityOne që mbahet në San Francisco. OpenSolaris 2008.05 karakterizohet nga përpjekjet për ta bërë sa më tërheqëse për përdoruesit e piataformës rivale Linux.

laurenti's picture

Tastiera shqipe për Linux/Unix

1. Hyrje

Shoqata Europiane e prodhuesëve te paisjes kompjuterike ka definuar bashkësin e kodeve për prezentimin e shkronjave 8859.

[img_assist|nid=1297|title=Tastiera KBD 448|desc=|link=popup|align=center|width=200|height=78]

laurenti's picture

Lëshohet GNOME 2.22

Në përputhje me ciklin gjashtëmujor të lëshimeve, GNOME Foundation dje ka vënë në dispozicion të komunitetit të përdoruesve dhe zhvilluesve versionin e ri 2.22 me të njëjtin emër të mjedisit të mirënjohur të punës dhe zhvillimit për Linux/Unix.

[img_assist|nid=1228|title=|desc=|link=popup|align=center|width=200|height=36]
Shpërndarjet e para që do të përdorin versionin e ri të sapolëshuar të GNOME do të jenë Fedora 9 dhe Ubuntu 8.04 (shpërndarje që priten të lëshohen muajin e ardhshëm).

laurenti's picture

MySQL bëhet zyrtarish pjesë e SUN

SUN Microsystems njofton plotësimin e operacionit për blerjen e MYSQL AB.

Përfundon me njoftimin zyrtar dhe me një lajm nga ana e Kaj Arno operacioni tregtar i nisur para më shumë se një muaji nga ana e SUN. Tashmë MySQL është zyrtarisht pjesë e SUN.

Me këtë rast është prezantuar edhe

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS