You are here

Lajme & artikuj

Lajme, artikuj të ndryshëm

laurenti's picture

Kryeministri Berisha takohet me përfaqësuesit e sektorit të ICT-së

Kryeministri Berisha thirri sot një forum të gjerë, të shkëmbimit të mendimeve dhe propozimeve, me komunitetin e biznesit në fushën e teknologjisë e informacionit dhe komunikimit (ICT) dhe përfaqësues të universiteteve, në kuadër të nismës së qeverisë “Shqipëria dixhitale”.
Takimi, ku ishin të pranishëm ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit e të Komunikimit Genc Pollo dhe drejtues të Agjencisë së Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, u fokusua në prioritetet, sfidat, projektet dhe veprimin e përbashkët për një zhvillim sa më të shpejtë të ICT-së në Shqipëri. 

Lajme & Lajmërime: 
laurenti's picture

Shtëpia e Bardhë gjithmonë e më shumë opensource

Mbas vendimit për të përdorur CMS opensource Drupal si plataformë Web të Shtëpisë së Bardhë, Obama personalisht ka lejuar lëshimin dhe publikimin e pjesës më të madhe të kodit burues të përdorur në të.
Kodi është në dispozicion për të gjithë ata që dëshirojnë ta shfletojnë, përdorin apo ndryshojnë. Është me të vërtetë një kënaqësi të dimë që puna jonë të mund të përdoret nga zhvilluesit e ndryshëm në botë në brendësi të plataformave të tyre..., lexohet në një prej komunikimeve për shtyp të Presidencës së Shteteve të Bashkuar.

Internet: 
Lajme & Lajmërime: 
Dashamir Hoxha's picture

Software Freedom Conference of Kosova (SFCK 2009)

Konferenca është planifikuar të mbahet nga 24 Gushti deri më 4 Shtator
2009 në Prishtinë. (Shpresojmë që, deri atëherë, të ketë mbaruar
autostrada Tiranë-Prishtinë, në mënyrë që ne nga Tirana të mund të
shkojmë kollaj.) Kjo konferencë synon që të krijojë një veprimtari të
përvitshme në Prishtinë, e cila të ketë për qëllim përhapjen e dijes
mbi softet e lira dhe programet e hapura. Në botë ka plot konferenca
të tilla të përvitshme, shumë prej të cilave zhvillohen qysh prej mbi

Forume: 
Lajme & Lajmërime: 
Subscribe to RSS - Lajme & artikuj