Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Vendimi i dhomës së parlamentit francez për të kaluar në Open Source, më shtyu t'i hedh një sy raportit të administratës publike në Shqipëri me GNU/Linux.
Në pritje të informacioneve direkte nga Shqipëria, po filloj me situatën më lehtësisht të kontrollueshme: server-ët e përdorur për faqet e ministrive të ndryshme shqiptare (një ligj i disa viteve më parë ka detyruar që çdo ministri dhe ministër shqiptar të publikojë në web sitin përkatës).
Pa shkelur asnjë ligj, ja si do të veproj për këtë fazë:
Kërkim në Google për të gjithë domain që përfundojnë me .gov.al
Versioni i ardhshëm i Ubuntu, Feisty Fawn, aka Ubuntu 7.04 (lëshimi parashikohet për 19 Prill 2007) do të përmbajë dhe instalojë në menyrë të prezgjedhur drivers pronësorë. Bëhet fjalë fillimisht për drivers e skedave video ATI e NVIDA, drivers që do të zgjidhen automatikisht gjatë proçesit të instalimit të Ubuntu (nëse zbulohet hardware i mësipërm).
Ky vendim arsyetohet me nevojshmërinë e përmirësimit të eksperiencës grafike të përdoruesve (edhe si përgjigje ndaj projekteve Xgl/AIGLX/Compiz/Beryl e X.org 7.x).
Gjithashtu do të shtohet dhe suporti për të ashtuquajturit win-modems (fritz isdn/dsl modules, lt-modem), Atheros (ath_hal aka madwifi) si dhe për chipsets Intel 3945 Intel wireless.
Do të hapen në datën 26 Nëntor dhe do të mbyllen në datën 10 Dhjetor votimet për shtatë kandidatët që do të përbëjnë GNOME Foundation Board of Directors për vitin 2006.
Ndjehesh në brendësi një regjisor apo thjesht dëshiron të kalosh në format dixhital kasetat e vjetra video?
Ja një artikull interesant që shpjegon se si të krijosh video/filma duke përdorur vetëm programe Open Source.