Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Sapo është lëshuar versioni i ri stabël 5.0 i CMS Drupal. Data e lëshimit korrispondon edhe me 6të vjetorin e lindjes së Drupal, pra nuk kish si të zgjidhej një ditë më e mirë për lëshimin e versionit të "madh" 5.
Ndryshimet në krahasim me versionet paraardhës janë të shumtë, prandaj nuk do t'i përmendim të gjithë këtu: një për të gjithë, ndryshime në strukturën e directory, kush përdor versionet 4.7.x të Drupal, gjatë upgrade, është mirë të hedhë në server një kopje të pastër të Drupal 5, e pastaj të shtojë modulët, temat apo konfigurimet e personalizuar.
Projekti Drupal sapo ka vënë në dispozicion për shkarkim Release Candidate 2 të DRUPAL 5. Ky version mbyll të gjithë problemet kryesorë të ndeshur gjatë testimit të RC1 të DRUPAL-5.
Sa më sipër tregon që jemi shumë afër lëshimit të versionit të ri stabël 5 të CMS Drupal.
Greqia ka vendosur të marrë rolin e Shtetit leader në teknollogjitë e përparuara në lidhje me elektronikën brenda vitit 2010 dhe të krijojë një "Silicon Valley" të re evropiane me anë të një projekti të mbiquajtur Hellenic Technology Clusters Initiative (HTCI).
Projekti që është futur në fazën pilot ka marrë 9,5 miion euro në dy vjet nga ana e Ministrisë së Zhvillimit grek, nga fondet rajonalë të Bashkimit Europian dhe nga disa ndërmarrje private.
Sektorët e aktivitetit përqëndrohen tek semikonduktorët, mikroelektronika dhe sistemet embedded.
Midis ndërmarrjeve pjesmarrëse bien në sy Atmel e Broadcom dhe midis qendrave të kërkimit dhe instituteve Universiteti Teknik i Athinës dhe Universiteti i Patros.
Sapo janë vënë në dispozicion për shkarkim Drupal 4.6.11 dhe Drupal 4.7.5. Këto dy versione janë thjesht versione mirëmbajtje, që korrigjojnë problemet e raportuara me anë të përdorimit të sistemit të zbulimit të difekteve. Gjithashtu në këto versione korrigjohen edhe dy probleme sigurie.