Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

laurenti's picture

Kompromentohet një nga server-ët e projektit Debian

Njëri prej server-ve qendrorë të projektit Debian (gluck.debian.org) ka shumë mundësi të jetë kompromentuar dhe, përkohësisht, është nxjerrë jashtë-linje për të kryer hetimet e nevojshme dhe proçedurat e pastrimit.Ky sulm (me sa duket i përfunduar me sukses) na bën të kujtojmë menjëherë rastin e fundit (2003) që një server i projektit debian kompromentohet: mjaftoi një fjalëkalim i "sniff-uar" që serverët përgjegjës të mailing lists dhe CVS të projektit të viheshin menjëherë jashtë linje dhe më vonë të kryhej reinstalimi.

laurenti's picture

Rihapet seksioni i shkarkimeve

Duke filluar nga dita e sotme, rivihet në dispozicion një hapësirë nga ku mund të shkarkohen programe apo aplikativë të ndryshëm, dokumentë, udhëzues, etj.
Dhe jo vetëm kaq: tashmë, përdoruesit e regjistruar, mund të ngarkojnë files e konsideruar me interes për komunitetin. Për të shmangur keqpërdorimet, hyrja (në të dy seksionet, Publik dhe Privat) është e mbrojtur me fjalëkalim.
Informacione të tjera, në këtë adresë.

laurenti's picture

Microsoft futet në Formula 1

Ok, ky lajm po përfshihet qëllimisht në kategorinë "Kuriozitete", pasi nuk gjeta një përcaktim më të përshtatshëm!Është tashmë zyrtare (mbas përfundimit të mbledhjes së FIA, mbajtur dje në Place de la Concorde në Paris): një nga masat e marra për të ngadalsuar "tekvendshet" (përveç zgjedhjes së Bridgestone si furnizues i vetëm i gomeve) e formula 1 është zgjedhja e Microsoft Mes e Bill Gates si furnizues i ri i centralinave elektronike të kontrollit (Ecu). Pra, duke filluar nga 2008, jashtë Magneti Marelli (Ferrari, Red Bull, Toro Rosso, Renault dhe Midland) e Bosch, e brenda Microsoft Mes (eksperienca në këtë fushë = 0 ).

laurenti's picture

Lëshohet GTK+ 2.10

GTK+ është një instrument për plataforma të ndryshme i përdorshëm për krijimin e interfaqeve grafike të përdorimit. Me anë të vënies në dispozicion të një serie të plotë veglash, GTK+ mund të përdoret si për krijimin e aplikativëve të thjeshtë ashtu dhe për krijim grupesh të plotë aplikativësh. GTK+ 2.10.0 mund të shkarkohet menjëherë tek:

laurenti's picture

Inkscape 0.44

Inkscape njofton mbi vënien në dispozicion të versionit 0.44 të programit të tyre për grafikë vektoriale. Inkscape 0.44 shton shumë karakteristika të reja, është më i shpejtë dhe më i thjeshtë në përdorim, suport akoma më të mirë të SVG dhe, aktualisht është përkthyer në 17 gjuhë (shqipja mungon).Ja disa nga karakteristikat (shkëputur nga faqja me shënimet e lëshimit):

  • Layers dialog
  • Outline mode, many performance improvements
  • Native PDF export with transparency

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS