You are here

Drivers pronësorë në Ubuntu

laurenti's picture

Versioni i ardhshëm i Ubuntu, Feisty Fawn, aka Ubuntu 7.04 (lëshimi parashikohet për 19 Prill 2007) do të përmbajë dhe instalojë në menyrë të prezgjedhur drivers pronësorë. Bëhet fjalë fillimisht për drivers e skedave video ATI e NVIDA, drivers që do të zgjidhen automatikisht gjatë proçesit të instalimit të Ubuntu (nëse zbulohet hardware i mësipërm).

Ky vendim arsyetohet me nevojshmërinë e përmirësimit të eksperiencës grafike të përdoruesve (edhe si përgjigje ndaj projekteve Xgl/AIGLX/Compiz/Beryl e X.org 7.x).

Gjithashtu do të shtohet dhe suporti për të ashtuquajturit win-modems (fritz isdn/dsl modules, lt-modem), Atheros (ath_hal aka madwifi) si dhe për chipsets Intel 3945 Intel wireless.

Vendimi i mësipërm është marrë duke mos përfillur mërmëritjet që arrijnë nga shumë zhvillues dhe përdorues. Tema e diskutimit mund të ndiqet duke klikuar këtu.
Ja përgjigjet e marra në një sondazh kryer në lidhje me këtë zgjedhje:

Pyetja ishte: Drivers binarë NVidia/ATI duhet të instalohen&aktivohen automatikisht në Ubuntu?

  • Po (duke informuar paraprakisht përdoruesit, etj) --- 32.35%
  • Jo (këta drivers duhet të gjenden tek arkivët jo-free, sikurse ndodh tani) --- 14.38%
  • Përdoruesi duhet të zgjedhë gjatë fazës së instalimit --- 53.27%

Këtij vendimi i është caktuar si barazpeshë iniciativa BinaryDriverEducation, që ka si qëllim informimin e përdoruesve duke demostruar që hardware që ka nevojë për driver jo të lirë për të funksionuar dëmton filozofinë Open Source, e që në vetvete fsheh probleme të tjera (si p.sh. mungesën e suportit direkt, ndryshimin e mundshëm të politikës së prodhuesit, etj...).

Sigurisht, për përdoruesit e rinj, do të jetë akoma më i thjeshtë kalimi drejt dhe përdorimi i Linux.