Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

laurenti's picture

Firefox 3.0 nuk do të suportojë Windows 9X/ME

Mesa duket, Firefox 3 (që sipas Mozilla Foundation duhet të lëshohet në vitin 2007), nuk do të suportojë versionet Windows 9X dhe ME.Ky vendim nuk kënaq apo vë dakort të gjithë: në fakt janë të shumtë ata që kërkojnë me forcë ndërprerjen e suportit për këto sisteme duke filluar që nga korriku i këtij viti(2006), muaji që korrispondon me ndërprerjen e afrimit të suportit për këto versione nga vetë Microsoft. Kush dëshiron të ndjekë diskutimet, le të vizitojë

laurenti's picture

Lëshohen Drupal 4.6.8 dhe 4.7.2

Sapo janë vënë në dispozicion për shkarkim dy versione mirëmbajtjeje për dy degët e DRUPAL: Drupal 4.6.8 dhe Drupal 4.7.2. Këto lëshime korrigjojnë problemet e raportuara nga përdorimi i sistemit të zbullimit të difekteve, sikurse edhe dy dobësi në lidhje me sigurinë.Rekomandohet përditësimi i siteve tuaj ekzistues Drupal.Për më tepër, njoftimi i plotë.

laurenti's picture

KDE 3.5.3

Sapo është lëshuar versioni i ri 3.5.3 i Desktop KDE (po, kur të mirat arrijnë, arrijnë të gjitha bashkë). Ja si "reciton" njoftimi i lëshimit nga faqja zyrtare:"The KDE Project today announced the immediate availability of KDE 3.5.3, a maintenance release for the latest generation of the most advanced and powerful free desktop for GNU/Linux and other UNIXes. Unusually for a maintenance release, new features were implemented due to the long release cycle of the eagerly-awaited KDE 4. Stability and speed were also improved, along with increasingly complete translations in 65 languages. .... "

laurenti's picture

Lëshohet GNOME 2.14.2

Dje është lëshuar versioni i dytë stabël i serisë 2.14 të GNOME. Megjithëse tashmë prej kohësh zhvilluesit e GNOME janë duke punuar për degën në zhvillim 2.15 të GNOME 2.16, lëshimi i versionit të ri stabël tregon edhe njëherë kujdesin e vazhdueshëm të zhvilluesve GNOME në ndreqjen e difekteve të ndeshur dhe përmirësimin e vazhdueshëm të versionit aktual.Shënimet që pasqyrojnë ndryshimet midis versioneve 2.14.1 dhe 2.14.2 mund të vizitohen tek faqet në vijim:

laurenti's picture

Ubuntu 6.06 LST

Sapo është lëshuar versioni i ri stabël i Ubuntu, shpërndarjes Linux që me "forcë" po zë vend nëpër kompjuterët dhe zemrat e përdoruesve nga mbarë bota.Kësaj rradhe Ubuntu është trefishuar: në fakt ky version shpërndahet si CD për instalime desktop, CD për instalime server dhe, për lumturinë e shitësve të PCve, CD për instalime OEM të prekonfiguruara (The alternate install CD).

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS