Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Mbas lajmit të para pak kohësh, që bëntë të njohur ekzistencën e një projekti në Francë për të adoptuar Linux dhe formatin OpenSource në infrastrukturën teknollogjike të administratës publike, arrin konfermimi që gjithçka po vazhdon sipas planeve.
Të shtyrë edhe nga kursimi ekonomik jo i pashpërfillshëm falë përdorimit të sistemit operativ dhe programeve të lirë, francezët janë duke filluar zëvendësimin e software të instaluar në kompjuterët qeveritarë: në veçanti, 1154 kompjutër të parlamentit francez do të emigrojnë në Ubuntu, paisur me OpenOffice.org, Firefox dhe një klient mail opensource.
Sapo është lëshuar versioni i ri 2.43 i Blender: një sit i ri me një galeri të pasur me pamje, me një seksion plot me video demostruese shoqërojnë lëshimin e programit më të mirë OpenSource për krijimin e elementëve 3D.
Mbas më shumë se tre muaj nga lëshimi i përditësimit të katërt për versionin stabël 3.1 (sarge) të Debian, grupi i zhvillimit të shpërndarjes Debian ka lëshuar një version të ri përditësimi, r5, që ka si qëllim korrigjimin e disa problemeve në lidhje me sigurinë.
Në pritje të lëshimit të versionit të ri stabël Etch, këshillohet kalimi në r5 me versionet e rinj të kernel për të gjithë përdoruesit e sarge ("apt" apo "aptitude", sipas dëshirës).
Versioni i ri i sistemit operativ të Microsoft, Windows Vista, sapo është lëshuar dhe në rrjet kanë filluar të publikohen video-udhëzuesit e parë që ndihmojnë përdoruesit me pak përvojë gjatë fazës së instalimit.
Midis tyre nuk ka sesi të mos na tëheqë vëmendjen për qartësinë dhe thjeshtësinë e proçedurës, video që po bashkangjisim (burimi: YouTube).
Nuk po komentoj më tepër... merr letër e penë dhe shtyp "Play".
BBC-ja njofton se Qeveria e Shqipërisë dhe shoqëria amerikane Microsoft kanë arritur një marrëveshje për Partneritet Strategjik.
Nënshkrimi i marrëveshjes shihet si një nga përfundimet e nismës qeveritare të keqemërtuar, "Shqipëria në moshën e Internetit", bërë e njohur ca muaj më parë.
Hollësi rreth marrëveshjes jepen pak. Le të shpresojmë që këto do të bëhen të ditura, ose të passhme për të interesuarit të paktën, prej kanaleve zyrtare të qeverisë shqiptare. Por nga ato pak që lihet të mësohen mund të hamendësohet shumë.
Lajmi hapet me sheqerkat e zakonshme të mirënjohura të PR-it të Microsoft-it: 6 mijë kompjutera me çmim simbolik për shkollat dhe programet mësimore në Shqipëri.