Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

AlbLinux's picture

New Kernel Configuration System; v0.6

Sistemi i ri për konfigurimin e kernel të linux ka arritur në versionin 0.6. Të rejat janë me të vërtetë të shumta.
Kuriozë?
Klikoni këtu.

Seksioni Kernel: 
AlbLinux's picture

Service pack i parë për IE6

Microsoft lëshoi zyrtarisht service pack e parë për IE6. Kush përdor këtë browser web, mund t'a shkarkojë nga lidhjet e mëposhtme:

AlbLinux's picture

Mandrake Linux 9.0RC3

Me sa duket data e lëshimit të versionit 9.0 final të shpërndarjes Linux Mandrake u shty akoma edhe një herë. Si pasojë e raporteve mbi difektet e ndryshme të ndeshura nga testuesit nga mbarë bota, u vendos lëshimi i një tjetër release candidate, e treta. Nëqoftëse edhe ju dëshironi të jepni kontributin tuaj, shkarkoni dhe testoni këtë release:

Shkarko MandrakeLinux-9.0rc3-inst-1.i586.iso (695MB)
Shkarko MandrakeLinux-9.0rc3-inst-2.i586.iso (700MB)
Shkarko MandrakeLinux-9.0rc3-i18n.i586.iso (397MB).

AlbLinux's picture

Kernel 2.5.36

"Big patch, most of it due to the XFS merge.

The rest is pretty normal - more syncs with Andrew, some console codereorg by James, NTFS fixes for highmem, and IDE, USB and firewire updates.

Linus"

Vazhdimin e njoftimit, këtu.

AlbLinux's picture

Akoma Slapper !!!

Worm-i që godet duke shfrytëzuar një difekt të Apache/ssl vazhdon të përhapet me një shpejtësi marramendëse. Kjo tregon akoma edhe njëherë numrin e madh të administratorëve që "keqkujdesen" për server-ët e tyre duke mos aplikuar patch-et e duhur (korrigjimi i dobësisë së ssl është vënë në dispozicion prej kohësh). Megjithëse ndodhet në qarkullim "vetëm" prej pesë ditësh, numri i kompjutërve të infektuar ka arritur në 13892 (17/09/02).
F-SECURE ka lejuar njërin prej server-ve të tij të infektohet nga ky worm dhe të bëjë pjesë realisht në network-un peer-to-peer të krijuar nga Slapper. Në këtë menyrë arrin të ndjekë në kohë reale numrin e kompjuter-ve të infektuar dhe përhapjen gjeografike të tyre. Po të ndiqni lidhjen e mësipërme do të mund të lexoni të dhënat mbi përhapjen, menyrat e pastrimit si dhe grafikun e përhapjes së këtij worm nëpër kompjuter-ët e të gjithë botës.

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS