You are here

Lëshohet LibreOffice 7.3

laurenti's picture

Arrin dhe është gati për tu shkarkuar LibreOffice 7.3 Community, versioni i ri i suite open source për të shkruar, krijuar spreadsheet, prezantime dhe grafikë. Duke klikuar këtu mund ta shkarkoni në versione për Windows, macOS dhe Linux, në gjuhën e dëshiruar (edhe në shqip?).
Të rejat e këtij versioni kanë të bëjnë për më shumë me përmirësimin e intershkëmbimit me formatet e dokumenteve të Microsoft Office dhe përmirësimin e eksperiencës së përdoruesve që dëshirojnë të migrojnë nga Suite MS Office drejt LibreOffice.

Detajet në lidhje me ndryshimet e kryera në këtë version mund të konsultohen tek changelog i plotë.

Personalisht, kam vite që përdor vetëm LibreOffice dhe jua këshilloj të gjithëve (në menyrë të veçantë kujt është në fazën e zgjedhjes së një suite office për veprimtarinë e përditshme).

Forume: 
Open Source: