Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

AlbLinux's picture

Quanta 3 Released!

U leshua versioni i ri Quanta+ 3.0. i editorit HTML për Linux. Të rejat janë të shumta dhe mund të lexohen këtu. Për t'a shkarkuar, këtu.

AlbLinux's picture

phpMyAdmin 2.3.1 has been released!

Dje (29-09-2002) u lëshua versioni i ri 2.3.1 i phpMyAdmin. Përdoruesit e php 4.2.3 duhet të lexojnë shënimin mbi problemet e përdorimit të phpMyAdmin me këtë version të php. Shkarkimi dhe ndryshimet, si gjithmonë, nga siti zyrtar.

AlbLinux's picture

Linux? Jo. GNU/Linux

Akoma vazhdojmë të përdorim të gjithë termin Linux. Kjo me sa duket ja ka sjellë në majë të hundës Richard Stallman, i cili ka marrë "letër e laps" dhe ka shkruajtur një FAQ të plotë mbi përse termi GNU duhet të paraprijë gjithmonë termin Linux.
Ky dokument mund të konsultohet këtu.

AlbLinux's picture

Mandrake Linux 9.0

Dhe ja ku arriti dita e shumëpritur:Mandrake Linux 9.0 (Dolphin) u lëshua. Ndryshimet dhe të rejat janë të shumta dhe përshtypjet janë me të vërtetë të mrekullueshme (unë personalisht kam kryer një instalim prove të RC3 dhe mund t'ju them që ndryshimet ndaj 8.3 bihen menjëherë në sy, duke filluar nga interfaqja grafike e deri tek hardware i suportuar). Gjithashtu nga forumet e ndryshëm arrijnë përshtypje si (marrë nga MandrakeForum):
"Proudly presenting: the best Linux distribution in the known universe! It's also known as Mandrake Linux 9.0, code name 'Dolphin'. It's hot, it's cool, it's something that will make your Windows-running friends turn green from envy. ;-)"
Me vrap t'a shkarkoni :-) Problemi i vetëm? Ndoshta do të keni vështirësi ...

AlbLinux's picture

Lëshohet versioni 2.0.42 i Apache

Grupi i punues i Web server Apache ka njoftuar lëshimin e release së pestë publike të Apache 2.0

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS