You are here

blogs

laurenti's picture

Kalimi nga Drupal 4.7 në Drupal 6.4

Kaloi një kohë e gjatë pa shkruar këtu. Mungesë kohe, puna... e pastaj disa ditë pushime.
Mungesë kohe??? Një sit web nuk pranon këtë term: o ke o nuk ke kohë për ta mirëmbajtur!
Para pak ditësh më arrin një email klasifikuar si "Urgjent" nga administratori i serverit ku "banon" AlbLinux.net: Aktivitet i jashtzakonshëm në sit; Përpjekje për marrjen e kontrollit të krejt serverit web.

Internet: 
Lajme & Lajmërime: 
Open Source: 
laurenti's picture

Edhe sot akoma asnjë e re nga aptitude ....

7, 8, 9 ...e sot, 10: 4 ditë pa përditësime për debian-in tim. Mesa duket problemet me ries.debian.org AKA ftp-master.debian.org vazhdojnë akoma (ftp-master është kopja qendrore e arkivit debian).
Sipas njoftimit në listën debian-devel-announce problemi ka të bëjë thjesht me "disqet": shpresojmë të jetë vetëm kjo, sidoqoftë kohëzgjatja e "downtime" është e pazakontë.

P.s.: ky problem prek vetëm përdoruesit që përdorin versionin jostabël, ose sid të Debian.

laurenti's picture

Statistika që nuk gjehen....

Më duhet të përgatis një raport brenda të shtunës në lidhje me Informatikën dhe Teknollogjitë e reja në Shqipëri, shkalla e përdorimit nga ndërmarrjet shqiptare, e kaluara, e sotmja, e ardhmja...etj..etj....
Për fat të keq, nuk arrij të gjej asnjë të dhënë apo botim zyrtar... ekzistojnë vallë statistika të ngjashme për Shqipërinë???

Ndonjë faqe web? Ndonjë studim privat? Kush ka ndonjë burim? .............................

Forume: 
laurenti's picture

Sërish në punë SVN e AlbLinux

Mbas disa ndryshimeve, vihen përsëri në funksion SVN (subversion) e AlbLinux.

Një interfaqe grafike për të shfletuar pakot është vënë në dipozicion tek adresa: http://alblinux-svn.homelinux.org

    Të rejat:

  1. Tashmë përdoret SVK për "mirroring" e plotë të projektit GNOME.
  2. Përkthyesit shqiptarë e kredituar, mund të punojnë me lehtësi nga makinat e tyre, pa patur më nevojë të dërgojnë files via email apo duke përdorur proçedura të tjera të gjata.

Shembull pune si përkthyes:

laurenti's picture

Jashtë teme...

Xhiro e zakonshme mëngjesore përfundoi tek "peshkupauje", që si lajm të parë kishte videoclip-in në vijim: 5 min. pushim?

Forume: 

Faqet

Subscribe to RSS - ditarë