You are here

Serveri i ri i përkthimeve

laurenti's picture

[img_assist|nid=1293|title=|desc=|link=none|align=left|width=75|height=100]Duke filluar nga dita e sotme vihet në punë serveri i ri eksperimental i përkthimeve në linjë. Pjesa "eksperimentale" ka të bëjë vetëm me makinën ku është instaluar shërbimi: duhet kryer akoma "tarimi" në ngarkesë të plotë pune për të përcaktuar në menyrë të saktë kërkesat e nevojshme hardware dhe banda në regjim pune.

Proçesi i përkthimeve të aplikativëve GNU bëhet në këtë menyrë akoma më i thjeshtë: nuk ka rendësi çfarë sistemi operativ përdorni, nuk ju duhet të instaloni asgjë në kompjuterin tuaj, nuk duhet të kryeni asnjë lloj konfigurimi në lidhje me tastierën. Çfarë ju duhet është thjesht një shfletues web dhe një lidhje internet.

Në server mund të ndiqen në kohë reale gjëndja dhe statistikat e përkthimeve, edhe pa qenë i regjistruar.

Çfarë prisni akoma? Mjaftojnë 5 minuta në ditë nga koha juaj për të bërë që të gjithë programet GNU të flasin shqip.

Mund të filloni të njiheni me sistemin e përkthimeve në linjë duke klikuar këtu.

Open Source: 
Lajme & Lajmërime: