Duke filluar nga versioni 6 i DRUPAL ka ndryshuar skema e instalimit të file me përkthimet (pozicioni relativ i file të gjuhës).
Që këtej e tutje, çdo modul duhet të përmbajë një kartelë të quajtur translations në të cilën duhet të vendoset file i gjuhës me përkthimet përkatëse.
Le të shohim një rast konkret:
Moduli user: Në brendësi të tij duhet krijuar kartela translations dhe në të shtohet file modules-user.sq.po. Pra struktura e modulit për file e përkthimeve do të jetë: user/translations/modules-user.sq.po
Në këtë temë do të ndiqet progresi i përkthimeve në shqip për versionin 5 të Dupal.
Disa nga modulët janë shënuar si të lirë: kush dëshiron mund të kontribojë në përkthimin e tyre...