AlbLinux.net sapo ka kryer përditësimin në versionin 6.14 të DRUPAL.
Përditësimi nuk ka krijuar ndonjë problem (gjatë fazës së përditësimit), nëse ndeshen probleme gjatë përdorimit, jeni të lutur të njoftoni.
Njëkohësisht janë fshirë nga databaza të gjithë përdoruesit që janë regjistruar dhe nuk janë futur asnjëherë në sit.
- Janë bllokuar adresat IP të përdoruesve që janë sjellë apo sillen në menyrë keqdashëse në sit!
- Janë bllokuar adresat e-mail të kujt krijonte spam në sitin tonë.
- Janë bllokuar IP/domain nga vijnë kërkesa për regjistrime automatike të pakontrolluara.
Mbas një periudhe të gjatë, siti i AlbLinux(net/org) kthehet përsëri në linjë.
Shkaktarë për "fikjen" e sitit qenë sulmet e vazhdueshme, të llojeve të ndryshëm që, megjithëse nuk arrinin të preknin sigurinë e sitit, krijonin një mbingarkesë të papranueshme në server.
Duke patur parasysh që AlbLinux funksionon krejtësisht në baza vullnetare, nuk ka qëllime fitimi dhe nuk ka pranuar dhe as ka për të kërkuar ndonjëherë ndihmë financiare, sulmet ndaj këtij siti duken gjithmonë e më absurdë e të pakuptueshëm!
[img_assist|nid=1293|title=|desc=|link=none|align=left|width=75|height=100]Duke filluar nga dita e sotme vihet në punë serveri i ri eksperimental i përkthimeve në linjë. Pjesa "eksperimentale" ka të bëjë vetëm me makinën ku është instaluar shërbimi: duhet kryer akoma "tarimi" në ngarkesë të plotë pune për të përcaktuar në menyrë të saktë kërkesat e nevojshme hardware dhe banda në regjim pune.
Kaloi një kohë e gjatë pa shkruar këtu. Mungesë kohe, puna... e pastaj disa ditë pushime.
Mungesë kohe??? Një sit web nuk pranon këtë term: o ke o nuk ke kohë për ta mirëmbajtur!
Para pak ditësh më arrin një email klasifikuar si "Urgjent" nga administratori i serverit ku "banon" AlbLinux.net: Aktivitet i jashtzakonshëm në sit; Përpjekje për marrjen e kontrollit të krejt serverit web.