Mbas 25 muajsh zhvillimi, projekti Debian me krenari prezanton versionin e ri stabël 10 (emri në kod "buster"), që do të suportohet në 5 vjetët e ardhshëm falë punës së kombinuar të grupit për sigurinë Debian dhe grupit Debian Long Term Support (suporti i përzgjatur Debian).
Debian 10 "buster" përfshin aplikativë dhe ambiente të ndryshëm Desktop. Midis të tjerëve tani përfshihen këto ambiente desktop:
Gnome-shell po më tërheq çdo ditë e më shumë: përshtypjet e para jo të mira dhe dyshimet në përdorim gradualisht po i lënë vendin një kënaqësie të vërtetë gjatë përdorimit të përditshëm. Aq më tepër kur shikoj numrin gjithmonë e më të madh të "shtojcave" që vihen në dispozicion nga zhvilluesit e ndryshëm.
Desktop që përdor zakonisht për punët e përditshme prej kohësh gjëndej i "fiksuar" në versionin stabël squeeze të debian: tepër i zënë këto kohët e fundit me punë për tu marrë me rregullimet apo përditësimet e shumta që versionet testing apo sid kërkojnë në menyrë të vazhdueshme. Dje një nga HD e PC filloi të japë shenjat e para të fund'jetës: urgjent zëvendësimi i tij me një hard disk të ri, sinkronizimi të dhënave nga serveri i backup dhe... jo, nuk më shkonte më të punoja :-) Ok, jemi që jemi, kalojmë në Wheezy (testing).
Projekti Debian njofton lëshimin zyrtar të Debian GNU/Linux versioni 5.0 (emri në kod "lenny"), mbas 22 muajsh zhvillimi të vazhdueshëm. Debian GNU/Linux është një sistem operativ i lirë që suporton dymbëdhjetë arkitektura proçesorësh dhe përfshin mjediset desktop KDE, GNOME, Xfce dhe LXDE. Afron gjithashtu kompatibilitet me FHS v2.3 dhe programet e zhvilluar për versionin 3.2. të LSB.