Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Duke filluar nga dita e djeshme, pjesa më e madhe e paketave të GNOME 2.14 gjendet në Debian Sid.
Ja file i sources.list të apt që jam duke përdorur:
/etc/apt/sources.list
deb file:/opt/cache/apt-build/repository/ apt-build main
####################################################################
# Experimental
####################################################################
deb http://ftp.it.debian.org/debian/ experimental main contrib
deb-src http://ftp.it.debian.org/debian/ experimental main contrib
deb http://debian.fastweb.it/debian/ experimental main non-free
Google u ka shkruar dje 'quality rater' të tij për t'i ftuar në menyrë të qartë në përdorimin e Firefox në punën e tyre të përditshme për shoqërinë.
Quote:
Dear Raters,"It has come to our attention that there is a security issue with Internet Explorer. Until further notice, you are welcome to use Firefox or another browser of your choice exclusively, for ALL your rating work: merit and flag determination."The Human Eval Team
'Quality rater' janë njerëz që punojnë për Google nga shtëpia, me anë të internet, për të vlersuar korrispondimin midis fjalëve kyçe dhe siteve me qëllim që të përmirësojnë algoritmin e vendosjes tek motorri i kërkimit.
Projekti GNOME celebron lëshimin e GNOME 2.14, versionit të fundit të ambientit të punës multi-plataformësh dhe të lirë.Lëshuar në ditën e parashikuar, ky version është rezultati i punës së gjashtë muajve të kontribuesve të GNOME nga i gjithë rruzulli: hackers, dokumentues, specialistë të përdorshmërisë dhe açesibilitetit, përkthyes, mirëmbajtës, administratorë sistemi, kompani, artistë, përdorues dhe testues. Falë punës së tyre të palodhshme, tani mund të krenohemi me një version të ri - shumë falenderime çdo kontribuesi! Informacione të hollësishme në lidhje me GNOME 2.14 mund të merren nga shënimet e lëshimit të këtij versioni, të arritshme nga faqja e nisjes së GNOME 2.14.
Mbas më shumë se një vit pune, më së fundi vihet në dispozicion Ekiga 2.00 (Ekiga është pasardhësja e GnomeMeeting). Ekiga aktualisht është programi i parë Open Source që suporton së bashku SIP dhe H.323 në të njëjtin aplikativ.GnomeMeeting ishte një nga pionerët e programeve telefonikë Open Source Voice over IP, shpresojmë që Ekiga të vazhdojë në këtë drejtim.Midis funksioneve, mund të dallohen:
Suporti i plotë SIP
Suporti i plotë H.323
Suporti Audio dhe Video
Transferimi i thirrjes (SIP and H.323)
Transferimi i thirrjes në situatat "I zënë", "Asnjë përgjigje", "Larg nga PC"
Duke kontrolluar gjendjen e përkthimeve në shqip për versionin e ardhshëm të Ubuntu Linux, dhe duke shfletuar seksionet e ndryshëm të sitit zyrtar (në të vërtetë duke shfletuar me shpejtësi, pasi Ubuntu tani për tani nuk është objektivi primar), u gjenda në seksionin e difekteve: stop! Difekti numër 1 dhe më i rendësishmi ishte akoma i hapur (në fazën e zgjidhjes).Mbas një kontrolli të shpejtë, mund të pohoj vërtetësinë dhe rendësinë e difektit, kuriozë? Atëhere verifikojeni vetë, kudo që të jeni.Ja kush është difekti (bug) akoma i hapur: Microsoft has a majority market share in the new desktop PC marketplace. This is a bug, which Ubuntu is designed to fix.