You are here

Lëshohet Ekiga 2.00 aka "The Oberoi Release"

laurenti's picture

Mbas më shumë se një vit pune, më së fundi vihet në dispozicion Ekiga 2.00 (Ekiga është pasardhësja e GnomeMeeting). Ekiga aktualisht është programi i parë Open Source që suporton së bashku SIP dhe H.323 në të njëjtin aplikativ.GnomeMeeting ishte një nga pionerët e programeve telefonikë Open Source Voice over IP, shpresojmë që Ekiga të vazhdojë në këtë drejtim.Midis funksioneve, mund të dallohen:

  • Suporti i plotë SIP
  • Suporti i plotë H.323
  • Suporti Audio dhe Video
  • Transferimi i thirrjes (SIP and H.323)
  • Transferimi i thirrjes në situatat "I zënë", "Asnjë përgjigje", "Larg nga PC"
  • "Ngrirja" e bisedës
  • Suporti DTMFs
  • Mesazhim direkt bazë
  • Aftësia e regjistrimit në profile të ndryshme SIP njëkohësisht
  • Mundësia e përdorimit të një Proxy dalje (SIP) ose i një Gateway (H.323)
  • Njoftimi i mesazhit në pritje (SIP)

Së bashku me veçoritë e reja, gjejmë:

  • Përmirësim i kualitetit të zërit
  • Suport për Wideband Codecs (16 kHz)
  • Fshirja e "jehonës"
  • Kapërcim më i thjeshtë NAT
  • Suport i përmirësuar i kamerave
  • Suport i përmirësuar Video4Linux2
  • Suport për DBUS

Gjithashtu, gjithkush mund të regjistrojë falas një adresë SIP, duke shkuar tek http://www.ekiga.net/Për më tepër, vizitoni faqen zyrtare.