Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Është vënë në dispozicion për shkarkim Release e parë zyrtare për vitin 2006 e Gentoo , shpërndarja e mirënjohur Linux që i kushton rol kryesor Performance-s dhe Gaming."Gentoo Linux është një shpërndarje speciale Linux që mund të optimizohet dhe personalizohet automatikisht për gati çdo program që mund t'ju nevoitet. Performance ekstreme, krejtësisht e konfigurueshme dhe një komunitet përdoruesish dhe zhvilluesish nga më të zotët janë karakteristikat e botës Gentoo."
Data e lëshimit të versionit stabël 2.14 të Ambientit të Punës dhe Zhvillimit GNOME po afrohet me shpejtësi (15 Marsi).Ndërkohë, kuriozët mund të shohin pamjet e para dhe përshkrimet (në anglisht) kryer nga Davyd Madeley.Megjithëse akoma jo versionet përfundimtare, filloni të shijoni GNOME e re: "A Look at GNOME 2.14".
Sikurse mund të shihni, jemi përsëri në linjë.Siti është akoma në fazën e risistemit, prandaj ju kërkojmë ndjesë për problemet që mund të ndeshni gjatë përdorimit të tij.Tashmë, përveç kalimit tek një provider i ri, AlbLinux shfrytëzon një sistem tjetër për publikimin e materialeve: Drupal (së shpejti do të përfundojë dhe përshtatja krejtësisht në shqip e sistemit).Është në përdorim akoma një temë grafike provizore, menutë janë akoma të pasistemuara dhe...besoj që mund të ketë probleme të tjera gjatë përdorimit të sitit: jeni të lutur të na njoftoni duke përdorur Forumet e AlbLinux.Kujdes: aktualisht, siti shfaqet me korrektësi nga të gjithë shfletuesit web në qarkullim, me përjashtim të.......MSIE (Internet Explorer).
Sapo është vënë në dispozicion për testim versioni i dytë 2.13.2 i degës së zhvillimit 2.13 të GNOME.
Si në të gjithë versionet e zhvillimit do të mund të njiheni me të rejat dhe eksperimentet e fundit prandaj shkarkoni, kompiloni, provoni, lozni me të dhe... njoftoni për të metat e ndeshura, punoni dhe zhvilloni në të, përktheni, dokumentoni, korrigjoni, përmirësoni!
Kompilimi mund të kryhet me ndihmën e Jhbuild dhe modulesets për këtë version, vënë në dispozicion nga Grupi i punës i GNOME.
KUJDES!!! ---------------
Paralajmërimi është i detyrueshëm në këto raste: megjithëse mund të kompilohet, instalohet dhe përdoret kemi të bëjmë gjithmonë me një version të lëshuar për t'u provuar dhe eksperimentuar, nuk rekomandohet instalimi në makinat e punës së përditshme.