Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Ja ku arrin Release Candidate e parë për GNOME2.8. Ky version shënon hapin e parë drejt versionit përfundimtar që parashikohet të lëshohet rreth datës 15 shtator.
Përfitoj nga rasti të ftoj të gjithë përdoruesit shqipfolës të GNU/Linux të ndihmojnë në testimin e përkthimit në shqip për versionin e ri: këto dy javë të mbetura, grupi i përkthimit, do t'ja kushtojë vetëm gjetjes dhe korrigjimit të gabimeve të mundëshme (përkthimi në shqip për GNOME 2.8 është në 100%). Ndihma e testuesve nevoitet këto ditë më shumë se çdo herë!
Quhet GlobeTrotter dhe, është Mandrakelinux i preinstaluar në ultra-compaktin 'LaCie Mobile Hard Drive.' HD është USB, pra mjafton t'a lidhni në kompjuterin tuaj dhe do të keni gati për funksionim një nga shpërndarjet më të lehta GNU/Linux. Kompjuteri juaj (dhe sistemi që keni instaluar) nuk do të pësojë asnjë ndryshim, asnjë file do të instalohet apo fshihet, mund të punoni të qetë në HD e shtuar. Në këtë menyrë, për vetëm 199€, Mandrake synon të kthejë në përdorues të Linux edhe ata përdorues që nuk arrijnë apo nuk "guxojnë" të instalojnë Linux në PC e tyre.
"The Web Standards Project" ka filluar një fushatë informacioni me të cilën synon të rrisë nivelin e sigurisë gjatë lundrimit në web duke shtyrë përdoruesit drejt braktisjes së IE (Internet Explorer can make your computer unsafe) dhe kalimit në shfletues të tjerë web të sigurt.