Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

AlbLinux's picture

Linux 2.4.27

Para pak orësh është lëshuar versioni i ri stabël 2.4.27 për degën 2.4 i kernel linux.
Ky version korrigjon në rradhë të parë problemet në lidhje me sigurinë, ndër më të rendësishmet, mund të përmendim:

CAN-2004-0495 (Al Viro sparse fixes)
CAN-2004-0497 (users could modify group ID of arbitrary files on the system)
CAN-2004-0535 (e1000 minor info leak)
CAN-2004-0685 (backported Conectiva usb sparse fixes)
CAN-2004-0415 (file offset pointer handling race)
CAN-2004-0565 (information leak ia64)

AlbLinux's picture

RedHat ndryshon Look

Mbas shumë vitesh, me të njëjtin kostum, edhe RedHat ka vendosur të ndryshojë paraqitjen e jashtme të sitit zyrtar.

Bie në sy lidhja me The Fedora Project, tashmë vendosur në panelin qendror.

Të rejat të përfundojnë këtu?

AlbLinux's picture

Pamje nga Mandrakelinux 10.1 beta 1

LinuxBeta.com ka publikuar pamjet e para nga versioni beta 1 i Mandrakelinux 10.1.

Hap pas hapi mund të ndiqni fazat e instalimit dhe nisjes së parë. E më pas, është çarmatosëse thjeshtësia me të cilën mund të konfigurohet çdo aspekt i sistemit.

Mesa duket jemi duke ju afruar gjithmonë e më shumë ditës kur do të zgjidhet Linux për thjeshtësinë e përdorimit :-)

AlbLinux's picture

Mozilla 1.7.2/Firefox 0.9.3/Thunderbird 0.7.3

Lëshohen versionet e rinj Mozilla 1.7.2/Firefox 0.9.3/Thunderbird 0.7.3 që korrigjojnë difektet e raportuara në lidhje me sigurinë të versioneve ekzistues.

Vetëm pak ditë më parë, zhvilluesit e Mozilla, kanë bërë të ditur që është krijuar një fond i veçantë për të gjithë ata që zbulojnë dhe raportojnë të meta apo difekte në Mozilla.

AlbLinux's picture

Linus Torvalds: Linux 2.6.8-rc3

Tons of small fixes all around the tree.

There's an optimized assembly AES implementation for x86 (from Brian Gladman), and a number of driver updates, all of which are reasonably minor.

It would be good if people only sent serious stuff for a while, and we can do a real 2.6.8, ok?

Linus

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS