Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Prej kohësh përdoruesit e Mac kanë patur mundësinë të përdorin Linux apo Windows në makinat e tyre. Tashmë, një emulator Open Source afron mundësinë e përdorimit të Mac OS X në PC.Jemi duke folur për PearPC, një software opensource, në gjendje të emulojë arkitekturën PowerPC (PPC) dhe të nisë, nën Linux apo Windows, sistemet operativë të shkruar për piataformën Mac.
Dëshira për të provuar "rrugë më të hapura dhe të lira" ka futur edhe Komunën e Romës në rradhët e përdoruesve të GNU/Linux. E të rejat nuk mbarojnë me kaq: së shpejti komuna do të krijojë një portal të vogël web kushtuar OpenSource dhe zgjidhjeve për Administratën Publike.
Sapo është lëshuar kernel i ri 2.6.9 i Linux. Në të gjejmë disa korrigjime dhe shumë funksione të rinj.
Si zakonisht, mund të shkarkoni versionin "e pastër" vanilla direkt nga kernel.org, ose versionin e përgatitur për ju nga mirëmbajtësit e shpërndarjes GNU/Linux që jeni duke përdorur.
Stafi i AlbLinux.net ndan dhimbjen dhe u shpreh ngushëllimet familjeve të djelmoshave kosovarë që humbën jetën sot në aksidentin e rëndë automobilistik në Shqipëri.