Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Nuk është akoma lëshuar versioni përfundimtar i parë i shfletuesit web Firefox, por ka mjaftuar versioni preview i tij që të arrihet një rezultat që ka befasuar të gjithë: brenda pak ditëve ky version është shkarkuar më shumë se 1 milion herë (1.300.000 për të qenë të saktë). Ky rekord i arritur (Mozilla Foundation kishte parashikuar arritjen e këtij numri vetëm mbas 10 ditëve) ka shtyrë dikë të hipotizojë arritjen e pikës finale në antagonizmin midis software open source - software pronësor. Sigurisht, jemi të gjithë në pritje të lëshimit të versionit përfundimtar të Mozilla Firefox, për të shqyrtuar efektin e tij mbi MSIE.
Coming soon to a site near you... for the first time, it's the new,digitally remastered, Fedora Core 3 Test 2!
Now, you can take home this never before seen four-disc set, chock fullof new software and exciting bonus features! Includes hundreds of newand updated packages over the original edition, including:
Versioni i ri 2.8 i ambientit të punës GNOME është lëshuar para dy ditësh. Pa e tepruar mund të themi që është ndoshta versioni më i mirë i lëshuar nga Grupi zhvillues i GNOME. Bie në sy menjëherë përpjekja e kryer për të afruar një ambient pune të thjeshtë në përdorim dhe në konfigurim. Edhe kush nuk ka përdorur ndonjëherë Linux mund të konfigurojë gjithçka me disa klikime dhe të jetë gati për lundruar në Internet apo për të dërguar apo marrë postën, gati për të shkruar apo vizatuar, gati për të programuar!
GNOME 2.8 Desktop dhe Developer Platform është versioni më ri i ambientit popullor e të lirë të punës.
GNOME funksionon në piataforma të ndryshme, përfshirë GNU/Linux (zakonisht të quajtur Linux), Solaris, HP-UX, BSD dhe Darwin. GNOME zotëron karakteristika të fuqishme si kualitetin tepër të lartë në vizatimin e tekstit dhe kualitet të parë përsa i takon internacionalizimit dhe suportit për açesibilitetin, përfshirë suportin për tekstet dy-drejtimore.