You are here

Apple në PC, emulatorë ... dhe ...emulatorë kuriozë

AlbLinux's picture

Prej kohësh përdoruesit e Mac kanë patur mundësinë të përdorin Linux apo Windows në makinat e tyre. Tashmë, një emulator Open Source afron mundësinë e përdorimit të Mac OS X në PC.Jemi duke folur për PearPC, një software opensource, në gjendje të emulojë arkitekturën PowerPC (PPC) dhe të nisë, nën Linux apo Windows, sistemet operativë të shkruar për piataformën Mac.PearPC krijon nën x86 në fakt, via software, komponues të ndryshëm hardware virtualë, si një CPU PPC G3, një PCI bridge, një controller IDE, një skedë rrjeti, një hub USB dhe një BIOS të bazuar në projektin open source OpenFirmware.Dy zhvilluesve të rinj gjermanë u është dashur më shumë se 18 muaj dhe rreth 70.000 rreshta me kod të shkruar për të krijuar këtë program.Sigurisht, jemi akoma larg nga përdorimi i mundshëm real, pasi shpejtësia e ekzekutimit lë me të vërtetë shumë për të dëshiruar. Sidoqoftë, mund të themi që hapi i parë është hedhur, dhe, ashtu si çdo projekt tjetër OpenSource, çdo ditë sjell zhvillime dhe përparime.Ndërkohë, edhe kush ka një X-Box mund të instalojë dhe përdorë Mac OS X në të, kuriozë?...atëhere, hidhni një sy këtu.E tani arrijmë tek emulatorët...kuriozë: quhet CherryOS, dhe emri i autorit është Arben Kryeziu.Sigurisht, na bëhet zemra mal kur dëgjojmë emrat shqiptarë bashkangjitur zbulimeve të fundit, por...po: ka një por...Sipas autorëve të PearPC, CerryOS nuk është gjë tjetër veç një kopje e keqe e programit të tyre. Siti zyrtar (dhe nga ku kryhet shitja e CerryOS) është i paarritshëm. Një kopje e vjetër mund të vizitohet nga arkivët e Google, këtu.Duke shpresuar që autori do të dijë të shpjegojë dhe mbrojë programin e tij, po ju dërgoj tek faqja e artikullit të plotë, në lidhje me këtë diskutim.

Forume: