Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
"The PHP Group is happy to announce the immediate availability of PHP 4.2.0, the latest version of the widely-used, general-purpose scripting language that is especially well-suited for Web development.
This latest release contains over one hundred changes, bug fixes and improvements over the previous release, PHP 4.1.2. Among the highlights are experimental support for Apache 2, cleanups in variable handling and overhauls of various PHP components, including the domxml, posix, sockets and iconv extensions. For more information, see the PHP 4.2.0 release announcement."
Vetëm ju këshilloj të prisni edhe pak para se t'a shkarkoni pasi ka disa mospërputhje me variablat globale.
Optimizing Embedded Linux Tek ky artikull i Dr Dobbs Embedded System mund të lexoni se si të optimizoni kernel e Linux, device I/O dhe çfarë tjetër nevoitet për të përdorur aplikacionet në sistemet Embedded.
Projekti ClosedBSD Bazuar mbi FreeBSD projekti ClosedBSD ka qëllim krijimin e një firewall që nuk ka nevojë për hard disk, por që mund të qëndrojë në një floppy apo në një cd-rom. Për hollësi të tjera dhe për t'a shkarkuar, shkoni këtu.
Një aereo i vogël privat targuar Zvicër (piloti një italo-zvicerian, 65-vjeçar), mbas një difekti përplaset me pallatin e komunës së Milanos: 3 të vdekur dhe 20 të plagosur.
Mos përdorni atë pulsant!!! Të kthehesh mbrapa me explorer mund të jetë jashtazakonisht e rrezikshme. Andreas Sandblad, një student suedes i inxhenjerisë, ka njoftuar për një të çarë tek browser i windows: gjatë lundrimit dhe pas vizualizimit të një faqe të pa karikuar, duke shtypur 'back button' që ndodhet në toolbar, mund të bypasohet setimi i gradës së sigurisë tek "internet zone", duke mundësuar aktivimin e kodeve javascript të rrezikshme fshehur në url. Të prekur janë Explorer 6 dhe 5.5, w98, 2000, XP. Nga Microsoft akoma asgjë...