Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Prodhuesi gjerman i mirënjohur i automjeteve ka vendosur të nënshkruaj një marrëveshje me Intel për të zëvendësuar gati në menyrë të plotë Unix me Linux në sistemet informatikë në përdorim.
Ky vendim do të bëjë që Linux të zërë vendin kryesor në pjesën më të madhe të stacioneve të punës së kompanisë. Për këtë qëllim BMW do të përfitojë nga bashkpunimi i veçantë me Intel që do të vërë në dispozicion edhe shumë kompjutër të rinj.
Rritja dhe përmirësimi i ngarkesës së punës së sistemeve dhe sigurimi i një besueshmërie sa më të lartë për aplikativët kritikë në përdorim ishin elementët kryesorë që përcaktojnë zgjedhjen e kryer.
Është paraqitur në datën 10 të këtij muaji plani për kalimin e infrastrukturës së Dhomës së Deputetëve të parlamentit italian (Camera dei Deputati) nga Windows në Linux.
Plani i plotë parashikon kalimin gradual të krejt administratës drejt sistemit të ri operativ si dhe vënien në dispozicion të klientëve nga ana e bibliotekës së Montecitorio-s të kompjutërve me Linux.
Pra, duke filluar nga dita e djeshme, çdo deputet që kryen kërkesë mund të instalojë në kompjuterin e tij personal, laptop apo desktop, si dhe në kompjuterët e zyrës së tij sistemin operativ GNU/Linux.
Sapo janë lëshuar versioni GNOME 2.18.3 stable që duhet të jetë lëshimi i fundit përsa i takon serisë 2.18 dhe versioni GNOME 2.19.4 unstable, lëshimi i katërt i degës së zhvillimit, versioni përfundimtar i së cilës parashikohet të lëshohet për në shtator 2007.