You are here

Lekët mbrapsht për Windows? Në Francë është e detyrueshme.

laurenti's picture

Do të hapë prespektiva të reja vendimi i marrë këto ditë nga Gjykata e Puteaux, në Francë, vendim me të cilin triumfon e drejta e një përdoruesi, Antoine G., për të blerë një notebook dhe për të marrë mbrapsht të hollat për kopjen e Windows dhe programeve të tjerë të padëshiruar/kërkuar, por të paguar, që gjen në kompjuterin e sapoblerë.

[img_assist|nid=1235|title=|desc=|link=none|align=center|width=200|height=200]
Përdoruesi, sipas Le Monde, kishte hedhur në gjyq Acer, që sipas tij, duhej t'i kthente një pjesë të shumës së paguar pasi sistemi operativ Windows dhe një sëri prodhimesh të tjerë, si PowerDVD apo Norton Antivirus, nuk mund të përfshiheshin në menyrë të detyruar si pjesë e blerjes.

Dhe Gjykata i dha të drejtë duke specifikuar në vendimin e marrë që shitja e hardware dhe ajo e software duhen konsideruar në menyrë të veçantë, bile me faturim të veçantë, prandaj duhen kthyer mbrapsht të gjithë të hollat për të gjithë software e padëshiruar.

E kështu ndodh që, mbi një notebook prej 599 euro, përdoruesi të ketë marrë mbrapsht rreth 135 euro për Windows XP Home, 60 euro për Microsoft Works, 41 euro për PowerDVD, 39 për Norton Antivirus dhe 37 euro për NTI CD Make, të gjithë software për të cilët nuk kishte asnjë lloj nevoje dhe nuk dëshironte t'i paguante. E jo vetëm kaq: gjykata dënoi Acer me 500 euro gjobë për shkak të moskthimit të menjëhershëm të të hollave të kërkuara dhe me detyrimin e pagesës të së gjithë shpenzimeve gjyqësore.

Mesa duket, kur përdoruesi ishte vënë direkt në kontakt me Acer, i ishte propozuar një kthim prej 30 euro, një shumë më e vogël sesa nevoitet për të rikthyer kompjuterin tek prodhuesi për "riçertifikimin" e makinës pa liçencën e Windows.

Vendimi u prit me duartrokitje nga shumë shoqëri konsumatorësh, sikurse Aful, sipas së cilës megjithëse ekzistojnë vendime parardhëse në lidhje me këtë çështje, kjo ishte "e para herë që një gjykatës shqyrton në menyrë të thellë këtë problem". Aful, në fakt, prej kohësh kërkon ndarjen e plotë midis hardware e software në fazën e shitjes.
Problemi për shumë prodhues është që shitja e PC "naked", d.m.th. pa Windows, ul shumë fitimet e tyre, si rrjedhojë kundërshtojnë furnizimin e një tregu të këtij lloji.