You are here

Instalimi bazë i Drupal

laurenti's picture

Para se të fillojmë instalimin, le të krijojmë një host virtual për instalimin tonë të provës.
Duke supozuar që keni ndjekur udhëzuesin mbi konfigurimin e një serveri, po konsideroj emrin e domain si shembull.org (ju vendosni emrin tuaj real të domain).

Krijojmë host drupal.shembull.org. Shtojmë rreshtin:

192.168.1.5     drupal.shembull.org    drupal

tek file /etc/hosts, ku 192.168.1.5 është adresa IP e skedës suaj të rrjetit eth0.

Unë, për këtë instalim prove do të përdor directory /opt/www/drupal, ju përdorni pozicionin që ju intereson.

Konfigurojmë apache2
Pozicionet në vazhdim të files të konfigurimit të apache, korrispondojnë me Debian, kontrolloni manualin e apache për sistemin tuaj në përdorim.
cd /etc/apache2/sites-available
Krijoni konfigurimin për sitin e ri drupal.shembull.org:vim drupal.shembull.org dhe shtoni tekstin në vazhdim:

<VirtualHost *>       
ServerName      drupal.shembull.org       
ServerAlias     drupal.localhost       
DocumentRoot    /opt/www/drupal       
ServerAdmin     drupal@shembull.org       
ErrorLog        /var/log/apache2/drupal-error.log       
CustomLog       /var/log/apache2/drupal-access.log combined
</VirtualHost>
Krijojmë databazën dhe përdoruesin e databazës për Drupal.

mysql -uroot -p
Enter password:
Welcome to the MySQL monitor.
Commands end with ; or \g.
Your MySQL connection id is 418 to server version: 5.0.19-Debian_3-log


Type 'help;' or '\h' for help.
Type '\c' to clear the buffer.


mysql>create database drupal_test;
Query OK, 1 row affected (0.03 sec)


mysql> grant all privileges on drupal_test.* to drupal_adm@localhost identified by 'admin05042006';
Query OK, 0 rows affected (0.06 sec)


mysql> flush privileges;
Query OK, 0 rows affected (0.05 sec)


mysql> \q
Bye

Pra, në këtë menyrë, krjuam databazën drupal_test, me përdorues drupal_adm, me fjalëkalim admin05042006.

Mbas këtyre parapërgatitjeve, jemi gati të fillojmë instalimin tonë të provës.