Drupal, nuk ka nevojë për konfigurime të komplikuara: një makinë e konfiguruar sipas këtij udhëzuesi përmbush të gjitha kërkesat.
Shkurtimisht përmendim çfarë na duhet:
- Një server web, këshillohet me forcë Apache, mundësisht në versionin 2.x.
- PHP
- Versionet Druapal 4.2 deri dhe përfshirë 4.5.2
- Për këta versione kërkohet PHP 4.1+. Versionet më të vjetër të Drupal kërkojnë PHP 4.0.6+.
- Drupal 4.6 (versioni aktual)
- Versioni aktual i Drupal funksionon me PHP 4.3.3+. Të gjithë versionet e ardhshëm (Drupal 4.7.0 pritet të lëshohet këto ditë) funksionojnë edhe me PHP 5.
- Shtesën XML për PHP (për modulët bloggerapi, drupal, jabber, dhe ping).
- Konfigurimi i zakonshëm i PHP e ka këtë shtesë të aktivuar (pra nuk duhet të bëni asgjë).
- Një memorje të PHP prej 8 MB për instalimin bazë të Drupal
- M.q.s. zakonisht shtohen modulë shtesë, ju këshilloj t'a caktoni të paktën në 12 MB. Rruga më e thjeshtë për këtë qëllim është shtimi i direktivës tek file .htaccess i Drupal:
php_value memory_limit 12M
tek kartela root e instalimit Drupal. Ky file përmban gjithashtu direktivat e tjera që ndryshojnë nga instalimi normal i PHP: zakonisht nuk duhet të prekni gjë tjetër.
- Një server databazë i suportuar nga PHP.
- Rekomandohet: MySQL, v3.23.17 ose pasardhës.
- MySQL 4 është i mjaftueshëm.
- Duke filuar nga Drupal 4.7, afrohet suporti për PostgreSQL
- Mund të përdoren versionet 7.3 e sipër.