Tani duhet të kemi një sit krejtësisht funksionues, por që (me përjashtim të gjuhës) nuk ndryshon aspak nga dhjetra site të tjerë Drupal në internet.
Duhet të fillojmë personalizimin e sitit tonë Drupal.
Hapi i parë është seksioni i rregullimeve të përgjithshme administrimi >> rregullimet:
- Rregullimet e përgjithshme
- Ndikojnë në paraqitjen e përgjithshme të sitit. Mund të përcaktohet emri i sitit, misioni, adresa e-mail, etj...
- Trajtimi i gabimeve
- Vlera e prezgjedhur, tani për tani është në rregull.
- Rregullimet e cache
- Vlera e prezgjedhur, tani për tani është në rregull.
- Rregullimet e file të sistemit
- Krijoni një kartelë (vlera e prezgjedhur ka emrin files):
mkdir /opt/www/drupal/files && chmod 766 /opt/www/drupal/files
- Rregullimet e burimit RSS
- Vlera e prezgjedhur, tani për tani është në rregull.
- Rregullimet e datës
- Konfiguroni zonën tuaj orare (me bazë GMT):
- Mirëmbajtja e sitit
- Nëse siti juaj ka një domain real, deri sa të përfundoni rregullimet e sitit dhe të materialeve, mund t'a vendosni në modalitetin Jashtë-linje: Vizituesit mund të shohin vetëm mesazhin që përcaktoni vetë ju në këtë Opsion. Ju vetë, apo administratorë të tjerë, mund të futen rregullisht në sit.
- Trajtimi i frazave
- Suporti Unicode
- Proçeset e planifikuar
- Nga këtu mund të aktivoni dhe konfiguroni cron, tepër i nevojshëm për funksionimin korrekt të Drupal.
Ja si paraqitet siti mbasi të kemi ruajtur këto konfigurime: