Kalimi nga Drupal 4.7 në Drupal 6.4

Kaloi një kohë e gjatë pa shkruar këtu. Mungesë kohe, puna... e pastaj disa ditë pushime.
Mungesë kohe??? Një sit web nuk pranon këtë term: o ke o nuk ke kohë për ta mirëmbajtur!
Para pak ditësh më arrin një email klasifikuar si "Urgjent" nga administratori i serverit ku "banon" AlbLinux.net: Aktivitet i jashtzakonshëm në sit; Përpjekje për marrjen e kontrollit të krejt serverit web.
Ok, shtyhen disa nga punët që duheshin përfunduar, bllokoj sitin web dhe nis të lexoj me "ëndje" disa qindra rreshta me mesazhe nga log i serverit. Probleme? Sa të duash. Masa e parë urgjente ishte bllokimi i adresave IP të kujt po "argëtohej" me AlbLinux. Masa e dytë, gjithashtu tepër urgjente, përditësimi i CMS Drupal në një version më të sigurt (problemet me versionet e vjetër mund të kontrollohen tek siti zyrtar i Drupal: http://drupal.org/security).

Mbass një bisede telefonike me admin e serverit vendoset kalimi i AlbLinux.net në një server tjetër të konfiguruar me më shumë masa mbrojtëse dhe, rrjedhimisht, me më shumë kufizime. Një nga efektet e menjëhershme në këtë kalim ishte mosmundësia e përdorimit të një konfigurimi standard, humbja e shumë prej fotove/figurave të përdorura në sit (figura që trajtoheshin në menyrë automatike nga disa instrumentë të ndryshëm që në serverin e ri nuk lejohen më të instalohen).

Që të mos zgjatem shumë, kalimi nga Drupal 4.7 në verionin e fundit në dispozicion 6.4 nuk u krye pa "dhimbje". Dhe problemet akoma nuk kanë përfunduar: përkthimi në shqip për këtë version të Drupal është akoma i paplotësuar. Hapja e sitit do të jetë me një interfaqe në shqip apo... shqip dhe anglisht? Ok... presim edhe disa ditë.

Përkthimet për Drupal në serverin e përkthimeve

Duke parë vështirësinë në gjetjen e kohës së lirë për përfunduar përkthimin e plotë të modulëve Drupal, vendosa të shtoj përkthimet në serverin e përkthimeve të AlbLinux.

Tani kushdo që dëshiron të ndihmojë në përkthime apo të korrigjojë përkthimet ekzistuese, mjafton të shkojë tek faqja përkatëse e përkthimeve.

Opsionet e shfaqjes së komenteve

Zgjidh menyrën e preferuar për të shfaqur komentet dhe kliko tek "Ruaj rregullimet" për të aktivizuar ndryshimet e kryera.

Dërgo koment të ri

  • Tags e lejuar HTML: <a> <img> <em> <strong> <acronym> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Mund të citohen shkrimet e tjerë duke përdorur etiketat [quote].
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Mund të dërgoni kode duke përdorur etiketat <code>...</code> (në menyrë të përgjithshme) ose <?php ... ?> (PHP e vënë në dukje).
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Images can be added to this post.
  • You can embed tablemanager tables within your nodes using the following syntax:
    [tablemanager:table_id,pagination,admin_links,column=?|start=?|end=?,attribute=?|attribute=?|...]
  • You may insert videos with [video:URL]

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit