You are here

Kalimi nga Drupal 4.7 në Drupal 6.4

laurenti's picture

Kaloi një kohë e gjatë pa shkruar këtu. Mungesë kohe, puna... e pastaj disa ditë pushime.
Mungesë kohe??? Një sit web nuk pranon këtë term: o ke o nuk ke kohë për ta mirëmbajtur!
Para pak ditësh më arrin një email klasifikuar si "Urgjent" nga administratori i serverit ku "banon" AlbLinux.net: Aktivitet i jashtzakonshëm në sit; Përpjekje për marrjen e kontrollit të krejt serverit web.
Ok, shtyhen disa nga punët që duheshin përfunduar, bllokoj sitin web dhe nis të lexoj me "ëndje" disa qindra rreshta me mesazhe nga log i serverit. Probleme? Sa të duash. Masa e parë urgjente ishte bllokimi i adresave IP të kujt po "argëtohej" me AlbLinux. Masa e dytë, gjithashtu tepër urgjente, përditësimi i CMS Drupal në një version më të sigurt (problemet me versionet e vjetër mund të kontrollohen tek siti zyrtar i Drupal: http://drupal.org/security).

Mbass një bisede telefonike me admin e serverit vendoset kalimi i AlbLinux.net në një server tjetër të konfiguruar me më shumë masa mbrojtëse dhe, rrjedhimisht, me më shumë kufizime. Një nga efektet e menjëhershme në këtë kalim ishte mosmundësia e përdorimit të një konfigurimi standard, humbja e shumë prej fotove/figurave të përdorura në sit (figura që trajtoheshin në menyrë automatike nga disa instrumentë të ndryshëm që në serverin e ri nuk lejohen më të instalohen).

Që të mos zgjatem shumë, kalimi nga Drupal 4.7 në verionin e fundit në dispozicion 6.4 nuk u krye pa "dhimbje". Dhe problemet akoma nuk kanë përfunduar: përkthimi në shqip për këtë version të Drupal është akoma i paplotësuar. Hapja e sitit do të jetë me një interfaqe në shqip apo... shqip dhe anglisht? Ok... presim edhe disa ditë.

Internet: 
Open Source: 
Lajme & Lajmërime: 

Komente

laurenti's picture

[img_assist|nid=1295|title=|desc=|link=popup|align=left|width=87|height=100]Duke parë vështirësinë në gjetjen e kohës së lirë për përfunduar përkthimin e plotë të modulëve Drupal, vendosa të shtoj përkthimet në serverin e përkthimeve të AlbLinux.

Tani kushdo që dëshiron të ndihmojë në përkthime apo të korrigjojë përkthimet ekzistuese, mjafton të shkojë tek faqja përkatëse e përkthimeve.